You Are Here: Home » Mjekësi » Psikologji » KETAMINA E VIETNAMIT KURON DEPRESIONIN?

KETAMINA E VIETNAMIT KURON DEPRESIONIN?

lorena-stroka-shkrimeNga Lorena Stroka

Gjatë luftës së egër e mizore të Vietnamit, ketamina u përdorë fillimisht si mjet anastezik për ushtarët e plagosur amerikanë. Në vazhdim, mjekët zbuluan se ketamina në doza të vogla qetëson sistemin nervor dhe zbutë ankthin. Ankthin që në atë kohë mbizotëronte njerëzit në luftën e hijeve. Sot, ketamina, kthehet përsëri, pasi shumë mjekë besojnë se mund të luftojë depresionin, pra, mund të ndihmojë aty ku barnat e tjera nuk janë të efektshme.

Pas përfundimit të luftës në Vietnam, ketamina ndaloi së përdoruri nga mjekët, pasi konstatuan se shkatërronte sistemin urinar dhe në veçanti fshikëzën e urinës.

Sipas një hulumtimi Amerikan, ketamina, e dhënë në doza të vogla mund të ofrojë lehtësim të menjëhershëm te pacientët me depresion, për të cilët barnat ekzistuese antidepresive nuk kanë arritur të funksionojnë mjaftueshëm. Madje u konstatua se veprimi i ketaminës ishte dhe shumë i shpejtë./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top