Dita Botërore e Veshkave
Nga Lorena Stroka
11 marsi është caktuar si Dita Botërore e Veshkave nga Kompania Ndërkombëtare e Nefrologjisë dhe Lidhja Ndërkombëtare e Institucioneve Nefrologjike. Dita Botërore e Veshkave ka si qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve lidhur me seriozitetin e sëmundjes. Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme të trupit. Largojnë toksinat, rregullojnë presionin e gjakut, prodhimin e qelizave të kuqe, balancën e ujit dhe elektroliteve në trup. Është padyshim një nga sëmundjet më të hasura, miliona njerëz në mbarë botën po përballen përditë me pasojat e saj. 400 – 600 milionë njerez mbi 18 vjeç vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave. Sëmundja në fjalë, mund të drejtojë gradualisht në rënien e funksionit të mirë të veshkave akoma dhe në transplantim total. Diagnostikimi në kohë mund të vonojë përparimin e mëtejshëm të sëmundjes./AlbStroka.com/
© AlbStroka.com