You Are Here: Home » Mjekësi » Bima që lufton migrenën

Bima që lufton migrenën

                                                                                                                                Nga Lorena Stroka

Një hulumtim Australian tregon se bima “Cymbopogon Ambiguus“, e njohur ndryshe si “Luiza”, mund të përbëjë qetësuesin më të mirë për luftimin e migrenës. Sipas shkencëtarëve të “Glycomics Institute” të Universitetit të Griffith, kjo lloj bime gjethegjelbër mund të ndihmojë po aq sa edhe përdorimi i aspirinës, barnës më të njohur për luftimin e dhembjeve të kokës. Përfaqësuesi i Instiutit, dr. Darran Grice, theksoi se bima në fjalë është ndër ilaçet e para të regjistruara në katalogjet e nënshtetasve Australianë, të cilët e shpërndanë tek kolonistët e parë të bardhë, ndërsa këta të dytët e përhapën më vonë gojarisht “recetën” tek pasardhësit e tyre./AlbStroka.com/

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top