You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » HISTORIA E HIJES…

HISTORIA E HIJES…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Një herë e një kohë Nata kishte nëntë vajza. Hija ishte më e vogla. Çapkëne, e gjallë, por pakëz dembele. Një ditë, Nata thirri të bijat dhe u caktoi nga një punë serioze. Hija mbeti e fundit…

“Bija ime, mblidh të gjitha yjet e qiellit. Por kujdes, mos lër asnjë yll,  para se të dalë Dielli”. I tha këto dhe i dha një trastë të madhe…

Kur Koha ndau mbretëritë, Diellit i dha dritën, ndërsa Natës hijen. Por për të mos u ndjerë keq Nata, i fali të gjitha yjet dhe hënën. Dielli u zemërua, por dhe Nata gjithashtu, se i donte të tëra të sajat. Qysh atëherë mbetën armiq të përjetshëm…

Hija mori trastën dhe iu përvesh punës. Por yjet ishin të panumërta…

“Oh, u lodha!” tha, dhe u ulë për të pushuar në një re. Kriket këndonin aq bukur sa e vunë në gjumë… Kur u zgjua ora kishte kaluar…. Qielli kishte filluar të ndriçonte…  Hija filloi të mblidhte me shpejtësi yjet që kishin mbetur.

“Dielli”, bërtiti, “S’do mbaroj dot në kohë”. Kishte mbetur vetëm një yll./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top