You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » S’e di në desha veten apo ty më shumë! S’e di në vërtet mundesha të të jepja më shumë…!

S’e di në desha veten apo ty më shumë! S’e di në vërtet mundesha të të jepja më shumë…!

S’e di…

© Lorena Stroka

S’e di në desha veten
apo ty më shumë!
S’e di në vërtet mundesha
të të jepja më shumë…!
 
S’e di në mësova
të shquaj “ty” nga “unë”.
S’e di në flas përçart,
jam zgjuar a në gjumë?!
 
S’e di në ka madhësi
a forma gjithashtu
t’i krahasoj me ndjenjën time
që rrjedhë, rjedhë pa fund…!
 
S’e di në mjaftojnë fjalët
për të përshkruar këtë lumë
që vërshon, vërshon si i tërbuar
e s’ndalet kurrë, askund…!
 
botuar në librin – JEHONË ZËRASH

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top