You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » MIJËRA COPË…

MIJËRA COPË…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Nuk ishte nga ato ndjenjat e forta që qëllojnë rrufeshëm dy njerëz që takohen për herë të parë, por diçka më e qetë dhe e ëmbël, si dy dritëza të vogëla që udhëtojnë të koordinuara brenda një errësire të pafund dhe që në vazhdim fillojnë t’i qasen njëra-tjetrës…

Përpiqem të them diçka, por fjalët që gjej janë të gjitha gabim ose krejt të kundërta nga ato që dua të them. Mundohem të korrigjoj fjalët e mia, por i bëj më keq… Thua sikur jam e ndarë në dy pjesë dhe luaj symbyllurazi me veten time, ku njëra gjysmë përzë gjysmën tjetër përreth një shtylle të trashë e të gjatë.  Gjysma ime ka fjalët e sakta. Por vetja ime nuk e kap dot. Këtu, pra, brenda errësirës, me rëndësinë e veçantë të saj, kujtimet e mia filluan të marrin një fuqi të pa patur kurrë më parë. Imazhet e shkëputura që rijetonin brenda meje, në mënyrë të mistershme, ishin më të gjalla e të hollësishme, aq sa më jepnin përshtypjen se mund t’i prekja me dorë.

“Pusho dhe së shpejti do të ndihesh më mirë”, këtë më thonë të gjithë… Por në qoftë se pushoj tani, do të tretem fare… Do të bëhem mijëra copë. Kështu jetoja gjithmonë, dhe vetëm kështu mund të vazhdoj të jetoj… Në qoftë se do të pushoja qoftë dhe vetëm për një çast nuk do të rigjeja rrugën për t’u kthyer pas.

Ndihesha sikur isha bërë pjesë e një romani të keqshkruar. Sikur dikush më thoshte se isha tërësisht jashtë realitetit. Dhe mund të kishte të drejtë./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top