You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » DUA – Jorge Bucay

DUA – Jorge Bucay

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Dua të më dëgjosh pa më gjykuar.

Dua mendimin tënd pa më këshilluar.

Dua të më besosh pa kërkesa.

Dua ndihmën tënde, pa vendosur ti për mua.

Dua të kujdesesh për mua pa më zhvlerësuar.

Dua të më shikosh pa shfaqur veten tënde te mua.

Dua të më përqafosh pa më asfiksuar.

Dua të më japësh gjallëri pa më shtyrë.

Dua të më mbështesësh pa mu bërë peshë.

Dua të më mbrosh pa gënjeshtra.

Dua të më afrohesh pa më pushtuar.

Dua të dish se sot mund të mbështetesh pakufijshëm te mua.

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top