You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » TË TË THEM NJË HISTORI

TË TË THEM NJË HISTORI

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Kur u rritë, i ati i tij i tha:

– “Biri im, nuk lindim të gjithë me krahë. Mund të mos jesh i detyruar të fluturosh, por mendoj se është gjynah të ecësh vetëm në këmbë, përderisa zoti i mirë të ka dhënë dhe krahë”.

– “Por unë nuk di të fluturoj” iu përgjigj djali.

– “E drejtë…” tha i ati. Dhe duke ecur e çoi në buzn e një humnere…

– “E shikon, biri im? Hapësirën! Kur të ndjesh nevojën për të fluturuar, eja këtu, merr frymë thellë dhe hidhu në humnerë duke hapur krahët…

Djali dyshoi…

– “Dhe në qoftë se bie?”

– “Akoma dhe nëse bie, nuk do të vritesh. Gërvishtjet e pakta do të të bëjnë më të fortë në përpjekjen tjetër”, u përgjigj i ati.

Djali u kthye në fshat për të takuar shokët e vet, ata që njihte gjatë gjithë jetës së tij.

Më mendjengushtët i thanë:

– “Mos ke luajtur gjë mendsh? Për ç’arsye? Yt atë është gjysmë i çmendur. Për ç’arsye të fluturosh? Ç’të duhet? Pse s’i lë budallallëqet? Ç’kuptim ka të fluturosh?”

Shokët më të mirë e këshilluan:

– “Dhe nëse është e vërtetë? Është e sigurtë që s’përbën rrezik për jetën? Pse nuk fillon avash – avash? Provo të hidhesh nga një shkallë, ose nga maja e ndonjë peme? Por, jo në humnerë, ç’thua or djalë?”

Djali dëgjoi këshillat e atyre që e donin. Hipi në majën e një peme dhe u hodh guximshëm. Hapi krahët e vet, i lëvizi në ajër me aq forcë sa kishte, por për fat të keq u rrëzua përtokë.

Me një xhungë në kokë takoi të atin.

– “Më gënjeve. Nuk mund të fluturoj. E provova dhe ja se si u godita! Nuk jam si ty! Krahët e mi janë vetëm për zbukurim”.

– “Biri im”, tha i ati, “që të fluturosh duhet të kesh hapësirën e duhur në ajër, me qëllim që krahët e tu të shtrihen. Është si të biesh me parashutë, nevojitet një lartësi minimale që të hidhesh apo jo? Që të fluturosh, duhet të fillosh të rrezikosh. Në qoftë se nuk do ta bësh, është më mirë të pajtohesh me idenë e të pamundurës, dhe të qëndrosh gjithmonë në… ecje/AlbStroka.com/

nga libri: “Të të them një histori” i Jorge Bucay

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top