You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » ETRUSKËT MISTERIOZË

ETRUSKËT MISTERIOZË

Nga Lorena Stroka

Nga Lindja – Etruskët, që mundësisht vinin nga Lindja, mbërritën në Etruri, në Toskanën e sotme të Italisë. Nuk ishin shtet i vetëm, ishin të ndarë në shumë qytet-shtete dhe kontrolloheshin nga një mbret i vetëm

Jeta e përditshme – Etruskët kishin treguar dashuri të veçantë për argëtimet. Muzika dhe vallet i shoqëronin pothuajse në çdo festë që organizonin. Në simpoziume ishin të pranishme edhe gratë, të cilat ishin shumë të pavarura. Alfabeti i tyre kishte 26 shkronja, të ngjashme me ato greke, por që shkruheshin nga e djathtas në të majtë.

Varret – Varrezat e Etruskëve, ngjanin me qytete të vërteta, pas kishin pamjen e shtëpive dhe tempujve… Zakonisht, në brendësi të tyre kishte shtretër dhe mobilje, për të bërë sa më të këndshëm qëndrimin e të vdekurit.

Artistë të mëdhenj – Etruskët u bënë arkitektë dhe argjendarë të dalluar: na lanë bizhuteri të mrekullueshme./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top