You Are Here: Home » Mjekësi » Psikologji » 10 rregulla bazë për meshkujt

10 rregulla bazë për meshkujt

Nga Lorena Stroka

Takimi i parë si për femrat ashtu edhe për meshkujt, mbetet diçka e veçantë, te krijon emocione te pazëvendesueshme. Shpesh here nga deshira e madhe qe kemi per nje prezantim sa me dinjitoz perballe personit qe na intereson, bejme gabime “tragjike”, te cilat i paguajme me vone. Mundohemi te tregohemi sa me te mire, me te zgjuar, dhe mbi te gjitha shume TE BUKUR. Nuk e leme veten te lire, Maska dhe ne tashme jemi bere nje. Kur shkojme ne pasqyre e kemi te veshtire te dallojme realitetin nga hipokrizia. Meshkujt ne pergjithesi ne të kundërt me femrat ndjekin metoda te tjera ne takimin e pare. Ajo që mbizotëron tek te gjithe ata eshte “burreria e tepruar”. Per te pasur nje takim sa me serioz dhe shpresedhenes, meshkujt duhet te ndjekin disa rregulla baze.

1. Veshje serioze: Ajo mund te jete nje kemishe e kombinuar me  xhinse dhe me kepuce perkatese. Mos shkoni kurre ne takim te pare me kostum sportiv dhe kapele. Mos perdorni aksesore vend pa vend, dhe veshje me ngjyra verbuese.

2. Ruani stilin personal: Veshje e rregullt, krehje normale, aroma jo te forta dhe buzeqeshje perfekte.

3. Mos u prezantoni me profesion te reme: Nese nuk jeni jurist, mjek apo pedagog, kjo nuk do te thote se duhet te ndjeheni te turpshem per nje profesion te rendomte sic mund te jete ndertues apo transportues. Asnje pune nuk eshte turp, genjeshtra i ka kembet te shkurtra, se shpejti mund te ndodh t’ju zbulojne dhe athere do jete me te vertete TURP PER JU.

4. Informohuni per gjithcka: Kur te uleni te bisedoni, te keni dicka per te thene, mos te mendojne te tjeret se ju jetoni ne xhungel.

5. Mos konsumoni shume pije alkoolike: Se me kete menyre personi qe keni perballe do të mendojë se jeni alkoolist dhe frekuentues baresh.

6. Flisni per sportin: Nese shikoni se te tjereve nuk u pelqen, nderroni bisede, gjithmone me takt.

7. Mos pretendoni te kryeni seks qysh në takim te pare: Kështu i tregoni njeriut që keni përballë se qellimi juaj paresor nuk eshte DEFRIMI.

8. Silluni mire me femrat dhe degjojini me vemendje: Kjo tregon se keni parime, dhe  respektoni mendimin e tjetrit.

9. Mos flisni kurre ne takim te pare per ish te dashurat tuaja: Nuk eshte e nevojshme te shtjelloni te shkuaren tuaj.

10. Mos lejoni kurre nje femer te paguajë qerasjen ne takim te pare: Kjo tregon mungese miresjelljeje dhe krijon pershtypje te keqe./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top