You Are Here: Home » Mjekësi » Psikologji » E HUAJA ËSHTË MË E ËMBËL!

E HUAJA ËSHTË MË E ËMBËL!

tradhtia-lorena-stroka-artikuj-gazeta-albstrokaNga Lorena Stroka

Tradhtia nuk ndodh vetëm te çiftet me probleme, por edhe te ato që janë të lumtura. Shkaqet më të zakonshme që i çojnë njerëzit në një marrëdhënie jashtëmartesore janë:

  • Mungesa e kënaqësisë në martesë. Ai/Ajo që tradhton zakonisht kërkon rrugëdalje te një partner i ri, fakt që i ndërlikon gjërat më shumë.
  • Varësia në idhuj dhe Eros. Tradhtari udhëhiqet gjithmonë nga “nepsi” për të provuar përvoja të reja…
  • Vetëbesimi i ulët dhe ndjenja e pamjaftueshmërisë. Tradhtari kërkon gjithmonë… konfirmimin.
  • Stereotipi që: “Kështu bëjnë të gjithë”
  • Problemet në çift, si largimi midis tyre, kominikimi i dobët, vështirësia në mirëkuptim, seksi i keq.

Në ç’rast tradhtia quhet tradhti? Është shumë e vështirë për ta përcaktuar, sepse çdo marrëdhënie i vë vetë kufijtë e saj. Për disa, tradhti mund të quhet akoma dhe një vështrim ose kompliment ndaj një personi tjetër, ndërsa për të tjerë, tradhti konsiderohet vetëm raporti seksual. Megjithatë, në vija të përgjithshme, njerëzit e dinë se kur i tradhtojnë partnerët e tyre, dhe kjo gjë fillon zakonisht kur shfaqen gënjeshtrat e para./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top