You Are Here: Home » Mjekësi » Manaferrat përforcojnë kujtesën

Manaferrat përforcojnë kujtesën

                               Nga Lorena Stroka

Sipas një hulumtimi të ri shkencor të universitetit spitalor të Cincinnati, manaferrat janë të dobishme për përforcimin e kujtesës. Siç demonstrohet nga hulumtimi, një gotë me lëng manaferrash në ditë përforcon kujtesën dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjes Alzheimer. Për nevojë të hulumtimeve shkencëtarët analizuan efektin që kishte lëngu i manaferrave tek 9 të rritur, mbi 70 vjeç, të cilët kishin probleme me kujtesën. Vullnetarët pinë për 12 javë, 2.5 gota më lëng manaferrash të egra. Në të njëjtën kohë studiuesit u jepnin një grupi tjetër të rriturish me probleme kujtese, 2.5 gota limonade (që nuk përmbante lëng manaferrash). Në fillim dhe në fund të hulumtimit, studiuesit kryen test kujtese, siç u konstatua, të rriturit që kishin konsumuar lëng manaferrash kishin përmirësuar ndjeshëm kujtesën e tyre. Ndërsa grupi tjetër, i cili pinte pije tjetër (pa përmbajtje manaferrash), nuk tregoi asnjë përmirësim.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top