Brenda pafajësisë, pranë buzëqeshjes, pas përrallave, gjendem unë që të dua…
Të dua, me një zemër që kërkon melodi për të të kënduar ritme të padëgjuara më parë. Të dua ndaj dhe vë zanat të thurin një litar vargjesh magjike vetëm për ty…
Të dua, sytë më mbushen me lotë ngaqë fjalët që shkruaj s’përshkruajnë dot atë që unë ndiej vërtet…
Të dua, pa kufij dhe madhësi, pa “pse” dhe “duhet”, në errësirë dhe në dritë…
Ngaqë të dua, lë fluturat t’i lyejnë krahët në ngjyrën e gjakut e të vijnë në shtratin tënd të ta shkruajnë…
Të dua dhe fluturoj në re, mbamë dorën të rrëzohemi bashkë, s’i frikem rënies se të dua…
Brenda pafajësisë, pranë buzëqeshjes, pas përrallave, gjendem unë që të dua…
Të dua në çdo hapje-mbyllje sysh, në çdo lëvizje…
Të dua në çdo fjalë dhe në çdo heshtjen tënde…
Të dua, sa herë ndiej aromën tënde, sa herë buzët e tua përshkojnë qafën time…
Të dua, përtej të vërtetave dhe gënjeshtrave, larg egoizmit dhe vetëmohimit…
Të dua, dhe nuk dëgjoj fjalën “fund”, për ne s’ka “fund”, ka vetëm fillim…
Të dua larg së mirës dhe së keqes. Në timen kohë-hapësirë takon vetëm fjalën “dashuri…”
© www.AlbStroka.com