You Are Here: Home » Mjekësi » ANALIZË GJAKU TREGON SE KUR DO VDESËSH!

ANALIZË GJAKU TREGON SE KUR DO VDESËSH!

Nga Lorena Stroka

Sa njerëz vetëpyeten se kur do të vdesin? Ju tingëllon trishtueshëm apo jo? Është e vërtetë… megjithatë nuk ndalon së qeni një mendim që jo rrallëherë të pushton… Disa ngaqë i zë ankthi mundohen ta fshijnë nga mendja… ca të tjerë nuk duan të dinë se kur do të vijë fundi. E rëndësishmja është që shkencëtarët besojnë se me një analizë gjaku mund të parashikojnë datën e vdekjes.

Analiza u bazua në “telomeret” që ndodhen në cep të kromozomeve, të cilat sa  më shumë plaket organizmi, aq më tepër shkurtohen. Thelbësisht, përmes telomereve mund të përcaktojmë moshën biologjike të organizmit.

Natyrisht të gjitha këto gjenden në fazë eksperimentale, deri tani testet janë kryer vetëm në zogj me rezultate të kënaqshme parashikimi. Qëllimi i studiuesve Britanikë të Universitetit “East Anglia”, që kryen studimin dhe  e botuan në revistën molecular ecology është që përmes analizës së gjakut të arrijnë të analizojnë ADN e çdo njeriu, të identifikojnë shkallën e plakjes dhe të gjejnë përafërsisht se kur do vdesë. Flasim për vdekje natyrore.

Shkencëtarët Britanikë kryenë eksperimentet e tyre në shpendë të egër dhe jo në  kafshë laboratorike. Më konkretisht, testuan 320 zogj dhe rezultatet nuk i zhgënjyen aspak. Zogjtë që kishin telomere më të mëdha jetonin më shumë se ata që kishin telomere të vogla.

“Hetuam më tej, gjatësinë e telomereve dhe zbuluam se zogjtë që kishin telomere të vogla dhe rriteshin ngadalë, ngordhnin brenda vitit”, nënvizoi kryesuesi i kërkimit, David Richardson.

Së fundi, shkencëtarët theksuan se sa më i shëndetshëm është dikush, aq telomere më të mira e të mëdha ka… Gjithashtu, studiuesit ranë dakord se duhnpirja, ushqyerja e pashëndetshme dhe stresi i theksuar fizik ose psikologjik zvogëlojnë telomeret (pra, shkurtojnë jetën)./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top