You Are Here: Home » Mjekësi » Andrologji » Birra kundër kancerit të prostatës

Birra kundër kancerit të prostatës

Nga Lorena Stroka

Hulumtimet më të fundit tregojnë se njerëzit që pijnë birra mund të reduktojnë mundësinë e zhvillimit të kancerit të prostatës. Eksperimentet tregojnë se substanca xanthohumol, një përzierje e prodhuar nga HOPS e birrës, “bllokon” reagimin kimik që mund të çojë në shfaqjen e kancerit. Është e rëndësishme të theksojmë se sëmundja trajtohet me barna që veprojnë në mënyrë të ngjashme në organizëm.

Kryesuesja e hulumtimit Clarissa Gerhausa nga Qendra gjermane për Kërkimet e Kancerit në Heidelberg, thotë se akoma ndodhen në fillim të këtij zbulimi shkencor. Xanthohumol është një antioksidant i njohur për vetitë antikanceroze që ka. Është një substancë që mund ta gjejmë akoma dhe në fruta e erëza./AlbStroka.com/

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top