You Are Here: Home » Kuriozitete » Shkrimi i veçantë i Leonardo da Vinçit!

Shkrimi i veçantë i Leonardo da Vinçit!

Nga Lorena Stroka

Leonardo Da Vinçin e njohim të gjithë si një nga piktorët më të mirë në botë, dhe kjo nuk rezulton vetëm nga artdashësit, por edhe nga njerëzit që nuk janë aspak relativë me temën… Veprat e tij të mrekullojnë dhe problematizojnë në të njëjtën kohë, ndërkohë që vazhdojnë të zbukurojnë muzeumet dhe monumentet më të rëndësishme të botës.

Pak njerëz dinë se ai ishte dhe një shpikës i mirë, madje shumë prej shpikjeve të tij u konsideruan tejet të përparuara për kohën e atëhershme. Këtu lindë pyetja çfarë ishte në të vërtet Leonardo da Vinçi? Fëmijë-mrekulli, gjeni, studiues i zellshëm, skulptor, piktor, arkitekt, biolog, inxhinier?… Leonardo da Vinçi ishte të gjitha këto, pse jo dhe më shumë se kaq…

Një gjeni i kohës së tij dhe jo vetëm! Në biografinë e gjeniut ka një hendek, askush nuk di asgjë për vitet e hershme të jetës së tij. E vërteta është se ishte njeri misterioz sa në jetën private po aq dhe në shënimet e tij.

Çdo të thotë kjo? Sa i qartë ishte në pikturat dhe në skenat e famshme fetare, po aq i ndërlikuar ishte në shkrimet e veta. Në shënimet e tij u gjetën mjaft shkronja të çuditshme, fraza të pakuptueshme nën forma dhe dizajne të veçanta. Dhe para se të mendoni se përdorte ndonjë gjuhë të panjohur, përgjigja është një: ai ishte njeriu i parë që zbuloi “shkrimin në pasqyrë” nga e djathta në të majtë dhe anasjelltas, që mund të lexohej vetëm me ndihmën e një pasqyre.

Duke qenë mëngjarash, gjeti një mënyrë prototipe dhe të veçantë për të shmangur shkarravinat por edhe një metodë të re për ruajtjen sekrete të shënimeve të tij./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top