You Are Here: Home » Kuriozitete » Mumiet dhe sarkofagët

Mumiet dhe sarkofagët

Nga Lorena Stroka 

Feja Egjiptiane – Shumë zota kishin formë kafshe, për shembull Anubis kishte kokë çakalli, Bastet, ishte një tjetër hyjni me pamje maceje. Osiri ishte zoti i të vdekurve dhe bashkëshortja e tij ishte Isis. Oros ishte ishte zoti i të gjallëve, Ra, zoti i Diellit. Hathor ishte përfaqësuesi i gëzimit dhe dashurisë, ndërsa Aton cilësohej si krijuesi i botës.

Pas vdekjes – Egjiptianët mendonin se jeta vazhdonte edhe pas vdekjes.

Mumiet – Nga trupi i të vdekurit hiqnin të gjitha organet e brendshme dhe i mbështillnin me fasho të cilat më pas i zhytnin në disa lloje balsamesh si (myrrh, mjaltë dhe mum), madje nga kjo e fundit mori dhe emrin mumia. Në vazhdim mumij vendosej në një sarkofag, në të cilën ishte pikturuar imazhi i njeriut kur ishte i gjallë. Balsamimi i lejonte trupit të ruhej për shekuj me rradhë pa pësuar asgjë.

Tutaghamon – Varri i tij, i paprekur  dhe i mbushur me thesarë  të çmuar u zbulua më 1922 nga një ekip kërkuesish nën kryesinë e H. Karter dhe Z. Karnarvon. Çuditërisht, pjesa më e madhe e hulumtuesve vdiqën në mënyrë misterioze, disa nuk nguruan të shpreheshin se fundi i tyre nuk ishte gjë tjetër veçse mallkimi i faraonit./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top