You Are Here: Home » Mjekësi » Andrologji » A e dini se çfarë është cryptorchidism-i?

A e dini se çfarë është cryptorchidism-i?

Nga Lorena Stroka

Cryptorchidism-i përcaktohet si një gjendje patologjike gjatë së cilës një ose të dy testikujt nuk kanë zbritur në vendin e tyre normal, në qesen e herdheve, nga barku i embrionit ku ndodhen deri në muajin e shtatë të shtatzënisë. Ky është ceni më i zakonshëm i zhvillimit të organeve gjenitale te djemtë. Shpeshësia e kësaj anomalie është 4% gjatë lindjes dhe zbret në 1-1.5% deri në muajin e tretë të jetës.

Një pjesë e e fëmijëve me cryptorchidism do të jenë sterilë, pavarësisht nga prania e një ose disa faktorëve si:

  • mosha
  • pozicioni i testikulit gjatë operacionit, qoftë unilateral (njëanshëm) ose blilateral (dyanshëm).

Ia vlen të theksohet se është e vështirë të parashikohet se cilët fëmijë me testikuj të pazbritur (cryptorchidism), do të jenë sterilë në të ardhmen. Akoma dhe fëmijët me testikuj unilateral mund të shfaqin sterilitet, kjo do të thotë se ka një dysplasi të përgjithshme dhe mosfunksionim të testikujve, e cila përfshin edhe testikulin e zbritur, pra atë normal. Këtu, ngrihet pyetja nëse testikuli normal ndikohet negativisht drejtpërdrejt apo tërthorazi nga testikuli i pazbritur.

Për sa i përket kohës se kur duhen kryer ndërhyrjet kirurgjikale ato janë përcaktuar dhe pranuar  si më poshtë:

  • në rastet me cryptorchidism unilateral – brenda muajit të gjashtë e të shtatë.
  • në rastet me cryptorchidism bilateral – nga muaji i katërt deri në të gjashtin.
  • në rastet e testikujve të paprekshëm (që nuk duken) – brenda muajit të katërt.

Kufizimet e mësipërme kohore janë përcaktuar me qëllim që të bëhet e mundur ruatja e sa më shumë qelizave gjenetike, meqë është vërtetuar se gjatë lindjes numri i qelizave gjenetike në testikujt e pazbritur është normal, një pjesë e madhe e tyre shkatërrohet deri në muajin e gjashtë të jetës./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top