You Are Here: Home » Mjekësi » Psikologji » DEPRESIONI SHARRON EUROPËN!

DEPRESIONI SHARRON EUROPËN!

lorena-stroka-shkrime-vetevrasja-gazeta-albstroka-biografia-wikipedia-facebookNga Lorena Stroka

Sipas një studimi të botuar në revistën “Spiegel”, 1 në 10 njerëz në EUropë tashmë vuajnë nga depresioni. Me sa duket, simptomat e zakonshme fillojnë me dhembje qafe, supi, probleme stomaku ose ftohje të përsëritura. Por, mund të mos jenë vetëm kaq, problemet në gjumë ose në përqëndrim mund të jenë simptoma shtesë që jo rralllëherë i anashkalojmë me dashje. Në kombinim me pasigurinë dhe ankthin, simptomat tradhtojnë sëmundjen…

Sipas hulumtimit të paraqitur në Bruksel, depresioni shkakton mesatarisht 36 orë humbje pune (në vit) dhe afro 100 miliardë lekë për sistemin shëndetësor. Për fat të keq, vendin e parë, me ndryshim të madh e mban Britania e Madhe me (26%), ndërsa pas saj vjen Italia me (12%).

Duke tejkaluar kostot ekonomike, që me sa duket janë më shumë se faktori njeri, specialistët theksojnë se duhet t’i kushtojmë rëndësi të madhe tabusë së sëmundjes. Detlef Dietrich, drejtor mjekësor i spitalit “Ameos Hildesheim”, që është koordinues i Ditës Evropiane të Depresionit në Gjermani thekson se “Sëmundja në shumë pacientë nuk identifikohet lehtë. Duhet të tregojmë kujdes kur dikush ankohet për javë të tëra se vuan nga pagjumësia, mungesa e energjisë ose shqetësimet”.

Shpesh, shfaqja e sëmundjes rrjedhon nga problemet në mjedisin e punës. Njerëzit vuajnë nga presioni dhe pasiguria që përballin në punë, pikërisht kjo i çon në stres të madh psikologjik. Madje, ndonjëherë, shkak mund të jenë problemet familjare ose akoma dhe trashëgimia./AlbStroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top