You Are Here: Home » Mjekësi » Fruktoza përgjegjësohet për rritjen e tensionit

Fruktoza përgjegjësohet për rritjen e tensionit

                                  Nga Lorena Stroka

Përgjegjëse për rritjen e tensionit të gjakut është fruktoza, sipas një studimi të paraqitur në Konferencën Kërkimore për Hipertensionin e Kompanisë Amerikane të Kardiologjisë. Shkencëtarët shpjeguan se shurupi i misrit me përmbajtje të lartë fruktoze është fajësuar  për epideminë e obezitetit dhe diabetit, ndërkohë që përfshihet në shumë pije të buta dhe ushqime të përpunuara. Dr Johnson, kreu i hulumtimit, vuri në dukje se njerëzit që konsumonin ushqime të pasura me fruktozë shfaqën menjëherë rritje të tensionit të gjakut dhe karakteristika të tjera të sindromës metabolike. Paralelisht, fruktoza është i vetmi shqer që rrit nivelet e acidit të urinës. Në studim morën pjesë 74 burra të rritur me moshë mesatare 51 vjeç, që të konsumonin 200 gram fruktozë në ditë bashkë me ushqimin e tyre të zakonshëm. Sasia e fruktozës është më e lartë se konsumi i përllogaritur ditor  (50-70 gram në SHBA, nga njeriu i zakonshëm). 50% e pjesëmarrësve morën me short allopurinol ndërsa pjesa tjetër e burrave përbënë ekipin e kontrollit. Pas dy javësh, ekipi që bëri mbi-konsum kishte rritje të konsiderueshme të tensionit arterial rreth 6 mm Hg në presionin sistolik, dhe rreth 3 mm Hg në atë diastolik. Burrat me përmbajtje të lartë fruktoze në ushqimin e tyre dhe allopurinol nuk kishin rritje të tensionit arterial. Përveç kësaj, vetëm pas dy javësh, incidenca e sindromës metabolike u dyfishua tek meshkujt që konsumonin ushqime me fruktozë pa ndihmën e allopurinol. Midis atyre që merrnin fruktozë me allopurinol, nuk u vu re asnjë ndryshim në incidencën e sindromës metabolike, ndoshta sepse përgatitja parandalonte rritjen e tensionit të gjakut që lidhej me mbi-konsumin e fruktozës. Ia vlen të përmendet se  frutat përmbajnë 4-10 gram fruktozë (per thelë) por dhe shumë substancave të dobishme si antioksidantet, vitamina C, fibra dhe kalium. Megjithatë rreziku i mbi-konsumit të fruktozës për dietën perëndimore rezulton nga pijet e buta dhe ushqimet e pasura me sheqer ose shurup misri.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top