Sindroma e stimulimit të vazhdueshëm të organeve gjenitale (RGS)
Nga Lorena Stroka
Sindroma e stimulimit të vazhdueshëm të organeve gjenitale është një çrregullim i rrallë mjekësor që përshkruan eksitimin e vazhdueshëm të organeve gjenitale, (diçka e ngjashme me priapizmin tek meshkujt). Gratë që vuajnë nga kjo gjendje e rrallë bëjnë fjalë për “ndjesi të çuditshme” në klitoris, vaginë, buzë dhe zonën përreth vaginës dhe anusit.
“Ndjesitë e çuditshme” përfshijnë djegie, kruarje por dhe ngërç brenda ose jashtë klitorisit dhe vaginës. Gratë përjetojnë ndjesinë e të qenët në prag orgazme. Këto ndjenja nuk pushojnë si në një orgazmë të vërtetë, por çojnë në nevojë urgjente për masturbim ose marrëdhënie seksuale.
Paradoksalisht, vuajtëset e kësaj gjendjeje as bëjnë dhe as fantazojnë shumë gjëra rreth seksit. Për fat të keq sa masturbimi po aq dhe raporti seksual nuk i qetëson, përkundrazi i rëndon/përkeqëson. Specialistët mendojnë se kjo gjendje e veçantë shkaktohet nga një anomali në nervat ndijore.
Ia vlen të theksohet se çrregullimi i lartpërmendur ka tendencën të “prekë” gratë në menopauzë, rreth të 40/50-ve ose ato që i janë nënshtruar trajtimeve hormonale./Albstroka/
© AlbStroka.com