You Are Here: Home » Mjekësi » Psikologji » 10 këshilla për t’u ndjerë sa më mirë!

10 këshilla për t’u ndjerë sa më mirë!

Nga Lorena Stroka

Mendon negativisht? Nuk shikon asgjë të bardhë në jetën tënde? Ndjen se çdo gjë është e pakuptimtë ose e vështirë për t’u arritur? GABON! Lexo dhjetë këshillat e mëposhtme, pse jo printoji dhe ruaji në çantën tënde që t’i lexosh sa herë ta shikosh të arsyeshme!

  • Nuk është kurrë vonë për t’u bërë ajo që doje. Por, kujdes, qëllimet e tua duhet të jenë realiste. Historia e Hirushes dhe Princit u shkrua vetëm një herë…
  • Bëj gabime! I përsosur nuk mund të jetë askush. Përpjekja për të qenë gjithmonë i pagabuar të rrethon e të mbyt. Lere veten të lirë.
  • Mbushe jetën me çaste të thjeshta e të këndshme. Bëj një shëtitje me miqtë e tu. Bëj një dhuratë që do të japë gëzim.
  • Nganjëherë, destinacioni nuk ka dhe aq rëndësi. Qëndro pak, ndalo së renduri. Kur të mbërrish atje ku dëshiron, këto çaste do të mbash mend.
  • Jeta është e mbushur me zgjedhje. Mund të sjellë rastësisht në rrugën tënde dikë që TI do vendosësh nëse do ta shohësh përsëri.
  • Mundohu të shmangësh përdorimin e fjalëve: të gjithë, askush, gjithmonë, kurrë.
  • Në vend që të mundohesh të realizosh ëndrrat e të tjerëve, vetëpyetu se cilat janë dëshirat e tua!
  • Nuk ka rëndësi se ç’pamje ka jeta jote, por se me ç’sy e shikon ti.
  • Të gjithë kemi të mira e të meta. Para se të nxitohesh të gjykosh dikë, po ashtu dhe veten tënde, mundohu të zbulosh të dy anët.
  • Të dish se kur duhet thënë “PO” dhe kur “JO”. Në çdo rast mundohu të vendosësh kufijtë e tu.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top