You Are Here: Home » Kuriozitete » Kur operacionet plastike… bëjnë krime!

Kur operacionet plastike… bëjnë krime!

Nga Lorena Stroka

Ka shpenzuar mbi 2.000 000 € në mjekësinë kozmetike për të ndryshuar tërësisht fytyrën e saj. Por me sa  duket Jocelyn Wildenstein ende nuk e ka marrë mësimin e saj. Tashmë 63 vjeçarja , të cilën e thërrasin “Bride of Wildenstein” (Nusja e Wildenstein) frikësoi të gjithë ata që e panë në Los Anxhelos, pasi ishte çuditërisht e enjtur. Ndoshta ishte rezultat i ndonjë ndërhyrjeje të re estetike, e cila vetëm e bukur estetikisht nuk dukej. Ish gruaja e të ndjerit miliarder Alec Wildenstein, ka realizuar tashmë shtatë lifting, një sërë operacionesh plastike në sy, ndërkohë që ka venë edhe kolagjen në buzë, mollëza dhe mjekër.  Shkak për të gjitha këto, ishte fakti që gjatë martesës së saj me miliarderin, kishte përshtypjen se ai nuk interesohej dhe aq për të. Duke parë dashurinë e madhe që bashkëshorti i saj kishte për macet, vendosi të ndryshonte fytyrën e saj dhe të ngjante si anëtare “origjinale” e familjes së tyre./AlbStroka.com/

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top