You Are Here: Home » Kuriozitete » 7 burgjet më “interesante” të botës

7 burgjet më “interesante” të botës

                                                                          Nga Lorena Stroka

Supozohet se burgjet janë krijuar për të frenuar keqbërësit më të rrezikshëm të planetit. Të gjithë ne kemi ndërmend një imazh specifik se si mund të jetë një burg. Por, ja që ekzistojnë edhe disa lloje burgjesh që tejkalojnë imagjinatën – disa herë akoma edhe pretendimet tona!

1.Burgu më i vogël

Sark Prison, Sark, Gersnej

Kapaciteti: 2 të burgosur

Burgu më i vogël i botës u ndërtua në vitin 1856, ngjan më shumë me dhoma paraburgimi. Nuk ka as dritare në dy dhomat e saj të vogla, dhe me vështirësi nxë dy persona. Në rast se i burgosuri ka probleme me klaustrofobinë, duhet të ishte menduar më mirë para se të shkelte ligjin.

Sark Prison, Sark, Grensej

2.     Burgu më i sigurtë

Adx Supermax, Κοlorado

Kapaciteti: 550 të burgosur

Ky burg përbën tmerrin e çdo të paligjshmi. Me pak fjalë, konfirmon thelbin e fjalës BURG… pasi atje nuk ka fjalë të shumta. Dhuna, disiplina dhe sistemi i sigurisë të bën të harrosh probabilitetin e arratisjes. Burgu i hapi për herë të parë portat e tij në vitin 1994, dhe qysh atehere është shndërruar në shtëpinë kriminelëve më të dhunshëm dhe të rrezikshëm në vend. Atje, të burgosurit, nuk kanë pothuajse asnjë lloj raporti me njëri tjetrin, duke shpenzuar në këtë mënyrë më shumë se 22 orë në ditë në qelitë e izolimit… Është vënë re se shumë prej atyre që kaluan një pjesë të jetës së tyre në qelitë e errta kanë humbur mendtë e kokes nga vetmia dhe disiplina…

Adx Supermax, Colorado

3.     Burgu më i shtrenjte

San Quentin, California

Kapaciteti: 3.317 të burgosur

Ky është burgu më i shtrenjtë në botë, dhe sigurisht termi “i shtrenjtë” nuk ka të bëjë me (qera), por me sipërfaqen jashtëzakonisht të madhe të tij. Përllogaritet se toka mbi të cilën është ndërtuar burgu kushton mbi 100 000000 dollarë. Mendohet se është një ndër truallet më të shtrenjtë të vendit. Ndoshta rol të rëndësishëm në këtë reputacion luan peizazhi i mrekullueshem i oqeanit që ka përballë, duke u ofruar të burgosurve kështu një qëndrim tejet komod me penela turistike. Kush e di?!

San Quentin, California

4.     Burgu më i çuditshëm

San Pedro, Bolivi

Kapaciteti: 800 të burgosur

Këtu gjendja fillon t’i ngjajë skenarit të imagjinatës shkencore. Të burgosurit në këto burgje janë të detyruar të paguajnë QERA (!), kanë punë të rregullt brenda burgut, madje disa prej tyre mund të jetojnë bashkë me familjet e tyre aty. Në qoftë se je turist, mund të vizitosh hapësirat me ndihmën e një udhërrëfyesi. Thuhet se banorët e burgut kanë në duar kokainën më të lirë te vendit – dhe kjo është një nga arsyet që kanë aq shumë vizitorë – Dëgjoni se ç’bëhet në botë!!!

San Pedro, Bolivi

5.     Burgu më luksoz

Leoben Justice Centre, Αυstri

Kapaciteti: 205 të burgosur

Bëhet fjalë për burg dhe jo për hotel shumë yjesh. Të detyron të bësh ‘krim’… vetëm dhe vetëm për të shkelur një herë aty brenda. Tani se pse i shpenzojnë paratë dhe ndërtojnë burgje të tilla, një zot e di! Sidoqoftë, atë që kanë arritur të bëjnë, është lista e pafund e pritjes së të burgosurve që luten të kenë “fatin” të hyjnë një ditë aty.

Leoben Justice Centre, Austri

6.     Burgu më i famshëm

Αlcatraz, Καlifornia

Kapaciteti: 336 të burgosur

Është në ishull. Nuk mund të arratisesh dot, sado mirë që ta planifikosh, thjesht se nuk ke se ku të shkosh. Gjatë 30 viteve të operimit të tij, zyrtarisht askush nuk ka arritur të arratiset pavarësisht se janë realizuar 14 përpjekje të pasuksesshme. Madje, dy burra tentuan dy herë, por më kot! 7 të tjerë u vranë gjatë tentativës (2 u mbytën), dhe të tjerët u arrestuan direkt. Megjithatë ajo ç’ka eshte e rëndësishme është PËRPJEKJA apo jo?!

Alcatraz, California

7.     Burgu me i mbipopulluar

Kresty, St Petersburg, Rusi

Kapaciteti zyrtar: 3000

Edhe pse kapaciteti zyrtar shënon 3000 të burgosur, realiteti është krejt i ndryshëm, shifra e saktë e te burgosurve eshte me shume se 10 000. Domethënë secilit prej tyre i korrespondon 4 metra katrorë që të jetojë dhe marrë frymë. Banjo u lejohet një herë në javë, dhe vetëm 15 minuta në dush. Shumë prej tyre vdesin për shkak të papastërtisë dhe mungesës së oksigjenit, MJERË KUJT I BIE SHORTI TË QËNDROJË ATJE!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top