You Are Here: Home » Mjekësi » AQ SA DUHET TË DINI PËR KALCIUMIN

AQ SA DUHET TË DINI PËR KALCIUMIN

Nga Lorena Stroka

Përse nevojitet kalciumi?

Kalciumi është një element kimik, i cili gjendet në trupin tonë në sasi më të madhe se çdo element tjetër. Është i rëndësishëm për kockat, funksionin e zemrës, muskujve dhe trurit. Bashkëpunon me fosforin për strukturën e eshtrave dhe dhëmbëve të shëndetshëm, por, dhe me magnezin për funksionin normal kardiovaskular. Pothuajse 95% e kalciumit gjendet në eshtra dhe dhëmbë, (rreth 1000 gram) në trajtë kristalesh të vogla.

Kur kemi më shumë nevojë për kalcium?

Nevojat më të mëdha të trupit për kalcium, vërehen gjatë periudhës së fëmijërisë, adoleshencës (kur formohet skeleti), shtatzënisë, dhënies së gjirit dhe menopauzës, ku mungesa bëhet akoma më e qartë.

Sa kalcium nevojitemi?

Foshnjet

0-6 muajsh – 400 mg

6-12 muajsh – 600 mg

Fëmijët

1-5 vjeç – 800 mg

6-10 vjeç – 800-1.200 mg

Adoleshentët

11-24 vjeç – 1200-1500 mg

Burrat

25-65 vjeç – 1000 mg

mbi 65 vjeç – 1500 mg

Gratë

25-50 vjeç – 1000 mg

mbi 65 vjeç – 1500 mg

Shtatzëne – 1200 mg

A është toksik?

Marrja e mbi 2000 mg në ditë mund të çojë në hypercalcemia, por dhe konstipacion (kapsllëk).

Ku e gjejmë kalciumin?

E gjejmë tek të gjitha produktet bulmetore, kryesisht tek djathrat e verdhë, peshqit (ardelet, salmoni…), frutat e thata (kikirikët, arrat, bajamet…) fasulet e thata dhe zarzavatet si brokoli.

Ja sa kalcium përmbajnë disa prej produkteve më kryesore…

1 filxhan qumësht lope 200 ml përmban 240 mg kalcium

1 kuti kosi me fruta 150 ml përmban 210 mg kalcium

30 gr djath kaçkavall përmban 216 mg kacium

1 fetë buke e zezë 30 gr përmban 40 mg kalcium

5 sardele përmbajnë 390 mg kalcium

1 çokollatë qumështi  përmban 130 mg kalcium

1 lugë gjelle farash susami përmban 100 mg kalcium

100 gr bajame përmbajnë 240 mg kalcium

Cilët janë “armiqtë” e kalciumit?

Disa prej lëndëve që pengojnë përthithjen e kalciumit janë yndyrnat e këqija, të cilat i gjejmë tek sallamrat, pjesët dhamore të mishit, biskotat, çokollatat dhe ëmbëlsirat në përgjithësi./AlbStroka.com/

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top