ORGAZMA ËSHTË E DREJTA E ÇDO GRUAJE
Numri i grave që ankohen se nuk arrijnë kurrë në orgazmë është gjithnjë e në rritje. Orgazma është kënaqësia që njeriu përjeton në kulmin e marrëdhënieve seksuale. Gruaja mund të arrijë në orgazmë me penetrimin e penisit në vaginë (orgazmë vaginale) ose me stimulimin e klitorit (orgazmë klitorale). Disa gra mund të arrijnë në orgazmë më shumë se një herë gjatë raportit seksual, ndërsa ca të tjera e përjetojnë këtë përvojë në mënyrë periodike.
Shumica e grave përveç marrëdhënieve seksuale kërkon stimuj shtesë për të arritur në orgazmë. Shumë gra që kanë stimulim klitoral paraprak arrijnë në orgazmë me hyrjen e penisit në vaginë. Ca të tjera mund të kenë orgazmë vetëm përmes stimulimit të drejtpërdrejtë klitoral, që mund të bëhet më parë, gjatë ose pas raportit seksual.
Faktorët që ndihmojnë në përmirësimin e orgazmës
Faktori kyç nëse një grua do të ketë ose jo orgazmë gjatë marrëdhënieve seksuale është gjendja emocionale që ajo përjeton brenda lidhjes me partnerin, pra ciësia e raportit të tyre. Reciprociteti emocional, siguria, vlerësimi dhe pranimi nga ana e partnerit janë përbërësit kryesorë që nevojiten në një marrëdhënie të shëndetshme seksuale. Një faktor i dytë është vetëbesimi në pranimin dhe integrimin e përgjithshëm të jetës së saj.
Faktorë të tillë si mosha, besimi në aftësinë seksuale të tjetrit dhe parapëlqimi i kontaktit të shpejtë apo të ngadalshëm seksual tregojnë se sa shpesh burrat dhe gratë arrijnë në orgazmë.
Anorgazmia
Është vështirësia ose paaftësia e gruas për të arritur në orgazmë përmes marrëdhënies seksuale ose masturbimit. Disa gra nuk kanë përjetuar kurrë kulmin e kënaqësisë, ca të tjera mund të mos kënaqen për shkaqe mjekësore si:
- çrregullimet hormonale
- çrregullimet mendore
- përjetimi i përvojave negative
- depresioni
- ose ndonjë fakt tjetër paraprirës
Shkaqet psikologjike
Këtu mund të përmenden një numër i madh shkaqesh psikologjike që çojnë në anorgazmi. Megjithatë, më kryesoret janë:
- përvojat e pakëndshme
- përplasjet e brendshme psikologjike
- perceptimet seksuale të adoptuara nga mjedisi familjar
- faktet traumatike nga fëmijëria ose adoleshenca
- ankthi
- problemet në lidhje
- imazhi i trupit
- vetëbesimi i ulët
- zemërimi
- frika
- faji
- depresioni
Shkaqe të tjera mund të jenë:
- mungesa e edukatës seksuale
- dezinformimi
- feja
- tabutë
- marrja e ilaçeve (anti-depresive, substancat psikotrope)
- alkooli që redukton libidon, pra, dëshirën për seks
Shtirja
Orgazma te gruaja është psiko-emocionale (orgazmë emocionale). Shumë herë ajo ndjen se DUHET të arrijë kulmin gjatë kontaktit seksual vetëm dhe vetëm për t’i treguar partnerit se e do dhe interesohet për atë. Përmes shtirjes mendon se i përgjigjet rolit të qenurit grua. Kjo gjendje e padëshirueshme, stresuese dhe tepër e frikshme konsiderohet shumë e vështirë për atë vetë.
Trajtimi
Kur anorgazmia është rezultat i shkaqeve psikologjike, gruaja duhet të kërkojë ndihmën e psikologut për të filluar sa më herët një proces psikoteraupetik. Dhe në rast se problemi është rezultat i ndonjë gjendjeje mjekësore atëherë duhet t’i drejtohet mjekut specialist./AlbStroka/
© AlbStroka.com