You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Enigma e fatit

Enigma e fatit

Enigma e fatit

© Lorena Stroka

Të ka qëlluar ndonjëherë dhe ty
të duash të mësosh fatin tënd,
atë që të caktuan qysh në djep
dhe  s’e di në është vaj a këngë?!

Të vjetrit mbaj mend të thonin:
“është mirë të mos e dish,
ç’pëshpëritet ditën e tretë të lindjes
është dëshirë e vendim perëndish”.

Mbase kanë të drejtë – Kush e di!
Ndonjëherë mosnjohja të jep fuqi,
është shtysa e padukshme,
shpresa e dritshme për një ditë më të mirë.

Por prapë, prej kohësh
më mundon një tjetër mendim,
nëse thyhej enigma e fatit
e ardhmja në harkun e kohës
ç’vend vallë do të kish’ ?!

*Botuar në librin – KUDO DHE ASKUND

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top