You Are Here: Home » Mjekësi » Ginger, një super-ushqim!

Ginger, një super-ushqim!

Nga Lorena Stroka

Bimët aromatike dhe erëzat, si xhenxhefili janë vetëm disa nga “armët më të forta ushqyese” që kemi në dispozicion për trajtimin e inflamacioneve.

Flegmonitë kontribuojnë negativisht në obezitet, diabet, sëmundje kardiovaskulare dhe shumë lloje kanceri, sipas një studimi të botuar në “Nutrition in Clinical Practice”.

Ginger (xhenxhefili), është një super-ushqim që përdoret për shumë vite në mjekësinë tradicionale të Azisë, për shkak të shijes së jashtëzakonshme dhe dobive të rëndësishme që ai ka për shëndetin .

Ginger përmban dhjetra substanca që luftojnë inflamacionet, të ashtëquajturat gingerols. Kërkuesit Japonezë botuan një studim në revistën shkencore “Journal of Medicinal Food”, në të cilin përmendej se xhenxhefili i kuq (Zingiber) përdoret në mjekësinë tradiconale të Indonezisë si qetësues për artritin.

Studime të mëtejshme arritën në përfundimin se ekstrakti i xhenxhefilit pengon veprimin e gjeneve që kontribuojnë në shfaqjen e flegmonive. Xhenxhefili përmban më shumë se 400 përbërës kimikë aktivë që përdoren tradicionalisht për trajtimin e dhembjeve të stomakut. Gjithashtu, mund të ndihmojë në trajtimin e përzierjeve dhe dhembjeve të kokës./AlbStroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top