Po dallove këto shenja dije se të do!
Vetëpyetesh nëse të do vërtet? Jeni pak kohë bashkë, por prapë së prapë nuk je e sigurtë për dashurinë e tij? Lexo shenjat e mëposhtme dhe shumë lehtë do konstatosh se çfarë ndjen për ty.
- Mban mend me hollësi çdo gjë që i ke thënë për veten tënde dhe të pyet vazhdimisht për interesat dhe hobet e tua në përgjithësi.
- Të fton në shtëpinë e tij, pa thirrur dhe miq të tjerë.
- Kërkon justifikime të vazhdueshme për të komunikuar me ty, përmes mesazheve elektronike ose telefonit.
- Të komplimenton për flokët, veshjen, dhe çdo gjë tjetër që shikon te ty.
- Të dërgon mesazhe gjithë ditën, dhe jo vetëm në mëngjes që s’di se ç’të bëjë.
- Mundohet të jetë i këndshëm dhe i pëlqyeshëm te miqtë e tu.
- Të prek kur të flet.
- Të shikon në sy kur është në anën tjetër të dhomës dhe të buzëqesh.
- Gjen gjëra të rastësishme për të kujtuar ty.
- Të thërret me një pseudonim të veçantë…(…) një lloj kodi midis dy të dashuruarve.
- Përmend emrin tënd shpesh herë në bisedë.
- Të llogarit për gjithçka.
© AlbStroka.com