Amazon filloi të pranojë pro-porositë e para për sistemin e ri operues të Apple, Mac OS X 10.6 “Snow Leopard”
Nga Lorena Stroka
Erdhi çasti kur “tifozat” Mac users fillojnë të fërkojnë duart me kënaqësi dhe t’i japin fund pritjes disamujore (dhe durimit – por siç thotë edhe populli “gjëja e mirë vonon të bëhet”) për sistemin e ri operues dhe të fuqishëm (Operating System –OS) me emërtimin “Snow Leopard” (më hollësisht Mac OS 10.6 Snow Leopard), që premton të shndërrojë çdo Mac kompjuter në një pajisje më të mirë për çdo përdorues (që nga fillestarët deri tek më të përparuarit), dhe sigurisht më të fortë e rezultativ (falë OpenCL dhe Grand Central).
Faqja më e famshme e internetit (Amazon.com), e cila ofron shitje produktesh të ndryshme si libra, cd etj., etj. nën pronësinë e z. Xhef Bezos, sapo filloi të pranojë pro-porositë e para për OS e re, sigurisht me te njejtat çmime që ka përcaktuar Apple para pak kohësh në eventin vjetor të (Apple WWDC ’09) – çmime tepër të ulta për kompaninë rivale të software (kush e kuptoi e kuptoi, emra s’përmendim… jo për ndonjë gjë, por, thjesht per te mos të shkaktuar emocione): 29 usd për Snow Leopard për lejen e një përdoruesi, 49 usd për paketën familjare të 5 lejeve respektivisht, 499 usd për Serverin, lëshim të Snow Leopard dhe fund per të gjithë ata që nuk kishin blerë as Mac OS 10.5 Leopard të mëparshëm, ofrohen paketat Mac Box Set që përmbajnë 10.5 + 10.6 + suitat e programeve iLife 09 dhe iWork 09 kundrejt shumës së 149 usd për një leje dhe 229 për paketën familjare të 5 lejeve respektivisht./albstroka.com/
© Albstroka.com