You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » FORCA E LETRËS

FORCA E LETRËS

Forca e letrës

© Lorena Stroka

Shkruaj e fshij mbi të njëjtën letër
s’e di për të satën herë,
të zbehta, të pafuqishme më duken fjalët
për të përshkruar këtë timen ndjenjë.
Bërrylat mbështes në tryezë
e vështrimin kthej lart nga yjet,
bisedë me hënën kërkoj të çel,
vetminë sonte, pak ta thyej.
Por, tani qenka vonë,
më vonë se kurrë,
është koha për të aguar,
hëna fshehur, larg diku.
Ndaj i kthehem sërish letrës,
asaj nisur që dikur,
me një vrull të pa ndjerë më parë,
tërësisht shpirtin i zbraz unë.
E bukur thonë qenka hëna, yjet
edhe dielli po ashtu,
mirëpo letra për shpirtin
vleka qindra herë më shumë.

*nga vëllimi poetik: KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top