You Are Here: Home » Kuriozitete » 3000 mënyra vdekjeje!

3000 mënyra vdekjeje!

Shkroi: Lorena Stroka – Leonard Alikadriu

Një nga librat më interesant në lidhje me vdekjen është padyshim “Final Exits – Dalje Përfundimtare” – një enciklopedi vdekjeje e Michael Largo. Shkrimtari amerikan shpenzoi mbi 10 vjet në mbledhjen e informacioneve dhe të dhënave statistikore lidhur me mënyra të ndryshme vdekjeje. Sipas çertifikatave të vdekjes ekzistojnë mbi 3000 mënyra/shkaqe vdekjeje! Përveç shkaqeve të zakonshme ka dhe shumë tjera që do t’ju befasojnë plotësisht.

  • 1500 vdekje nga kanceri i mushkrive kanë ndodhur për shkak të përdorimit të tiganëve jo-ngjitës, kur veshja e tyre prej alumini dëmtohet ose gërvishtet pasojat janë mëse tragjike.
  • Edhe pse faqet e maleve të deformuara mbrohen nga rrjeta të veçanta (me vlerë 100 milionë dollarë), 17 persona vriten çdo vit nga objektet e rëna prej andej mbi makinat e tyre.
  • Që nga viti 1900, 17.903 njerëz kanë vdekur nga përdorimi i toothpicks (kruajtse dhëmbësh).
  • Çdo vit, 3.761 njerëz humbasin jetën e tyre gjatë aktiviteteve autoerotike. Një shembull tipik është asfiksia autoerotike e cila konsiderohet se rrit kënaqësinë erotike. Si rezultat i kësaj, mbytja me pështymën tuaj shpesh herë është e pashmangshme.
  • Që nga viti 1986, 3.113 njerëz u bllokuan dhe gjetën vdekje tragjike nga portat elektrike dhe dyert e garazheve.
  • Që nga viti 1990, 57 fëmijë janë mbytur në rrjetet e shportave të basketbollit.
  • Që nga viti 1958. janë raportuar 415 vdekje për shkak alergjie në spermë.
  • Që nga viti 1970, 34.831 vdekje janë shkaktuar nga tingujt e lartë, pra, zhurma.
  • Në vitin 1999, u raportuan 4.657 vdekje për shkak të sëmundjeve të transmetuara nga insektet.
  • Që nga viti 1965, 5.901 të rritur dhe fëmijë kanë vdekur nga asfiksia brenda bagazheve të makinave të tyre.
  • Çdo vit, rreth 1.900 njerëz (shumica e tyre janë fëmijë) vdesin nga reaksionet alergjike të shkaktuara nga pickimet e meduzave.
  • 1.134 njerëz vdesin çdo vit duke përdorur patina. Përafërsisht 90% e vdekjeve mund të shmangej në rast se përdoruesit do mbanin kaskë në kokë.
  • Mbi 1.400 njerëz vdesin çdo vit nga plehrat që bien në rrugë.
  • Që nga viti 1965, 8.981 njerëz janë vrarë nga automjetet e pastrimit të rrugëve.
  • Që nga viti 2001, 981 fëmijë janë vrarë duke blerë akullore.
  • Që nga viti 1977, 18, 983 njerëz kanë vdekur për shkak të këpucëve.
  • Në vitin 2003, 24 njerëz vdiqën nga tymi i kokoshkave. Punonjësit në kompanitë prodhuese të kokoshkave por edhe të gjithë ata që përgatisin vetë në furrat me mikrovalë infektohen nga një sëmundje e rrallë mushkrish e cila shkaktohet nga një përbërës që përdoret për përforcimin e shijes së kokoshkave./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top