You Are Here: Home » Mjekësi » Dhuro gjak, shpëto jetë

Dhuro gjak, shpëto jetë

Nga Lorena Stroka

Çfarë është dhurimi i gjakut?

Dhurues gjaku quhet individi  qe jep gjakË vullnetarisht, per t’i ardhur ne ndihme nje njeriu tjeter, i cili ne nje cast te caktuar mund te nevojitet transfuzion gjaku. Te dhurosh gjak, do te thote te shpetosh jete. Mijera individe cdo dite anembane botes kane nevoje per gjak. Arsyet jane nga me te ndryshmet, pacientet qe nevojiten patjeter gjak jane ata qe vuajne nga semundje te trashegueshme, si psh, talasemiket, te cilet jane te detyruar t’i nenshtrohen transfuzionit cdo dy jave. Fatkeqesisht, dhe numri i larte i aksidenteve e ka rritur kerkesen per transfuzion. Dhuruesit e gjakut u perkasin dy kategorive, atyre me pagese dhe atyre pa pagese. Edhe pse pjesa derrmuese e tyre nuk ka si qellim paresor FITIMIN.

A mund te behemi te gjithe dhurues gjaku?

Gjithmone, te gjithe individet vullnetare para se t’i nenshtrohen procesit te dhurimit, u pergjigjen disa pyetjeve të drejtuara nga mjekët, ne lidhje me semundjet e trasheguara, me pak fjale, pyeten nese vuajne nga ndonje semundje, ose nese jane mbartes te anemise mesdhetare, te virusit AIDS dhe hepatiteve virale. Pavaresisht nga pergjigjet e kandidateve-dhurues, ne laboratoret e spitalit realizohen analizat per sigurine e gjakut. Pasi vertetohet se testi i pare i gjakut nuk Mbart asnje problem shqetesues, realizohet dhurimi i plote i tij. Zakonisht, dhuruesit u perkasin moshave mbi 25 vjec, por ka edhe te tjere te cilet jane ende minorene. Por edhe ne kete rast, procesi i dhurimit te gjakut kryhet normalisht, pasi prinderit e tyre kane rene me pare dakord me kete veprim human. Per grate dhe femijet, kujdesi i sherbimit spitalor eshte gjithmone i dyfishte, pasi ata perbejne grupet me te ndjeshme te shoqerise, gjithashtu kane edhe nje probabilitet me te madh per te shfaqur komplikacione gjate procesit te dhurimit.

Cilat jane rreziqet e gjakut te infektuar?

Sic e permenda me lart, zakonisht hapi i pare qe ndiqet sipas rregullores se dhurimit te gjakut, eshte testimi sa me i sigurte i tij. Neglizhenca e organeve kompetente ka vene ne rrezik shume jete te pafajshme. Fatkeqesisht, ne kohen qe jetojme ekzistojne edhe njerez te pandergjegjshem, te cilet kane ndeshkuar në menyren me tragjike viktimat e vete fatit te padrejte. Edhe pse e dine qe jane mbartes te semundjeve te transmetueshme, nuk ngurojne te shkojne dhe te “dhurojne” gjak te infektuar, me te vetmin qellim fitimin e nje shume skandaloze. Imagjinoni prinderit dhe te afermit e personave ne nevoje se me cfare ankthi jetojne. E para, eshte te gjejne dhuruesit e gjakut te cilet do te shpetojne jeten e familjareve te tyre, dhe e dyta, frika e ndonje semundjeje te transmetueshme, e cila mund t’i ndjekë si hije per nje periudhe te gjate kohore, deri sa te vertetohet e kunderta. Ky eshte realiteti i shemtuar qe jetojme, thoni te marre fund ndonjehere? S’E BESOJ, EDHE PSE SHPRESA VDESE GJITHMONE E FUNDIT…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top