You Are Here: Home » MITOLOGJI » Greke » Euripidi përmes veprave të tij (484 – 406 p.e.r.,)

Euripidi përmes veprave të tij (484 – 406 p.e.r.,)

Nga Lorena Stroka

Euripidi lindi në Salaminë, ishte një brez më i ri se Eskili. Fakti që ishte bir i një tregtari të thjeshtë u jepte “ushqim” komedianëve të kohës ta përqeshnin dhe shndërronin në element pikant. Pavarësisht se vetë Euripidi kishte botë të pasur shpirtërore dhe mund të quhej me plotë gojën njeri me nivel, jo rrallë herë i shpëtonte përfoljeve të bashkëqytetarëve. Euripidi filloi të shpaloste talentin e vet sigrafik qysh në moshën 18 vjeç, pavarësisht marrëdhënieve të ngushta miqësore me Sofokleun, asnjëherë nuk ambicioi te ndiqte të njëjtin rrugëtim politik. Shekuj pas vdekjes së tragjedianit të madh Grek, etja  për të mësuar sa më shumë në lidhje me jetën personale te tij ende nuk është shuar, shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje, pasi askund nuk ka të dhëna të besueshme e të mjaftueshme për të shkuarën e tij. Euripidi, pati fatin e keq të mos adhurohej sa qe në jetë, madje shumë thonë se Athinasit veçse e sulmonin. Për këtë arsye, u detyrua të largohej nga Athina dhe të zhvendosej në oborrin mbretëror të Maqedonisë, duke kaluar kështu kohë të qeta pranë miqve të vet… Ashtu siç ndodh rëndomë vlerat e vërteta të poetit u njohën pas vdekjes së tij. Emri i Euripidit shumë shpejt u dëgjua përtej kufijve Grek. Për mikun e hershëm të tij, Sofokleun, vdekja e tragjedianit nuk ishte një ngjarje thjeshtë, por një prekje e thellë shpirtërore, ai e përnderoi ashtu si duhej, madje mbajti dhe zi për të.

Euripidi i përkiste kategorisë së shkrimtarëve cilësore. Çdo gjë që shkruante kishte një arsye të veçantë. Nuk ishte nga njerëzit që “digjej” për njohje, donte që gjithçka të arrihej në kohën e duhur dhe të përcillte mesazhe përmes veprave të tij. Nga 92 vepra (gjithësej) që bashkëshkroi janë ruajtur vetëm 17 tragjedi dhe një vepër satirike. Pavarësisht se ishte një shkrimtar i denjë dhe i kompletuar, vetëm një herë ishte vlerësuar me çmim të tretë, dhe e gjithë kjo ndodhte ngaqë nuk ishte i pëlqyeshëm si njeri. Disa nga veprat më në zë të tij janë: «Μήδεια» (431 p.e.r), «Ιππόλυτος» (428), «Τρωάδες» (415), «Ελένη» (412), «Ορέστης» (408), «Άλκηστις», «Ηρακλείδαι», «Ανδρομάχη», «Εκάβη», «ΗρακλήςΜαινόμενος», «Ικέτιδες», «Ίων», «Ηλέκτρα», «ΙφιγένειαενΤαύροις», «Φοίνισσαι», «ΙφιγένειαενΑυλίδι», «Βάκχαι», dhe «Ρήσος». Veprat e Euripidit karakterizohen nga format komplekse, lirëshmëria në përdorimin e temave mitologjike dhe idetë e pasura muzikore. Euripidi krijoi një formë të re teatri, ku rol vendimtar luajten kontradiktat e deshirave njerezore dhe hynjore. Përshtypjet mbi krijimtarinë e Euripidit shumë herë përplaseshin, disa e vlerësonin dhe ca të tjerë e “ndëshkonin” përmes kritikave të tyre.  Shkrimtarët romantikë dhe Nietsche e konsideronin poet anti-tragjik dhe varrues të tragjedisë… Euripidi ishte një personalitet modest dhe njohës i shkëlqyer i shpirtit njerëzor, jo pa të drejtë konsiderohej si psikolog i virtyteve dhe defekteve njerëzore… Fusha shkrimtareske e poetit dramatik ishte shumëdimensionale dhe e befasueshme. Linjat mjeshtërore ndërthurnin korposin e një zinxhiri veprash premtuese e të pathyeshme. Më poshtë do të njihemi me veprat që bënë histori dhe përbënë fjalën TALENT.

***

Ανδρομάχη: Drama në fjalë ikonizon në mënyrë të admirueshme një botë të trazuar ndjenjash, xhelozie, urrejtjeje dhe dashurie. Neoptolemi pasi ndahet nga Andromaka vendos të martohet me Ermionin, të bijën e Menelaut dhe Helenës, e cila bie dakord me të atin që të vrasin djalin e Andromakës dhe Neoptolemit. Pileu, gjyshi i fëmijës, shpëton vogëlushin, dhe Menelaua vret pas krahëve Neoptolemin.

Άλκηστης: Sipas parakushtit të vendosur nga Zoti, Adimtosi do të bëhej i pavdekshëm në rast se një nga të afërmit e tij do të pranonte të flijohej për të. Prindërit e tij refuzuan, e vetmja që tregoi gatishmëri ishte Alkistis, bashkëshortja e Adimitos. Kryevepra në fjalë pasqyron ato raste të rralla grash që nuk e llogarisin jetën e tyre kur bëhet fjalë një veprim të shenjtë.  Pra, në këtë rast kemi të bëjmë me përkushtimin absolut ndaj familjes.

Μήδεια: Drama më tragjike e Euripidit. Pasioni i hakmarrjes erotike tejkalon çdo kufi të ndërgjegjes njerëzore duke u shkallëzuar në nje rrënqethje të jashtëzakonshme. Dashuria e sëmurë shndërrohet në çmenduri absolute e të pakurueshme. Medea e verbuar nga tradhëtia e Iasonas, gëlltit ndjenjën e nënës duke u hakmarrë në mënyrën më të frikëshme që mund të përfytyrojë njeri, pra vret dy fëmijët e saj për të lënduar bashkëshortin e pabesë.

Ηλέκτρα: Oresti bashkë me të motrën, Helektrën, eleminojnë vrasësin e të atit, Egisthon dhe nënën biologjike e cila ishte dashnorja e vrasesit.

Ιππόλυτος: Përbën një nga veprat më të herëshme të Euripidit. Fedra ndjen pasion erotik për djalin e burrit të saj, Hipolitosin, i cili i shpjegon se respekti qe ushqen per të atin nuk e lejon te  krijoje raporte erotike me njerkën e vet. E përbetuar nga refuzimi i të riut, Fedra vendos që para se t’i jap fund jetës së saj të hakmerret duke i thënë burrit të saj, Tezeut, se djali i tij e ngacmonte vazhdimisht. I hidhëruar nga rrjedhimi i ngjarjeve Tezeu mallkon të birin të shkatërrohet nga Posedoni. Fatkeqësisht, mallkimi zë vend,  ndërsa pak kohë më vonë zbulohet e vërteta lidhur me shpifjet e pa baza të Fedrës.

Ιφιγένεια εν Αυλίδι: Është padiskutim një ndër tragjeditë më pasive dhe me te mira të Euripidit. Në vepër përshkruhen gjallërisht përpjekja e Agamemnonit për të shpëtuar të bijën, simpatizimi dhe mirëkuptimi i Menelaut për viktimën, rezistenca guximtare e Akilit ndaj ushtrisë për të shpëtuar të fejuarën e shumë e shumë skena të tjera që e fuqizojnë tragjedinë duke e çuar ne kulmin e përsosmërisë artistike.

Ιφιγένεια εν Ταύροις: Ifigjenia e cila ndodhet fare pranë vdekjes, thuajse një hap larg saj, për fatin e saj të mirë shpëton në çastin e fundit falë hynjeshës Artemidë, e cila lidhë një kafshë në vendin e saj. Më vonë, Ifigjenia takon vëllain nënëvrasës tek endej i pashpresë.

Βάκχαι: Bëhet fjalë për një nga lirikat më tragjike të poetit të madh. Pentheas bashkë me të ëmën Agavi, tregojnë pabesi përballë zotave, kështu ndëshkohen nga zoti Dionis sepse nuk pranuan adhurimin e tij në Tebë.

Φοίνισσες: Në këtë vepër shtjellohet rrënqethshëm tradita tragjike e vëllavrasjes midis Eteokleusit dhe Polinikusit. Një tragjedi plot të papritura, me aktivitet të fortë skenik, si vdekja e dy vëllezërve, ndjekja e atit të tyre, Edipit, vendimi zemërgjerë i Antigonës etj./AlbStroka.com/


vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top