You Are Here: Home » Të ndryshme » Betohem në emër të dashnorit tim se gjithmonë do të jem e tij…

Betohem në emër të dashnorit tim se gjithmonë do të jem e tij…

Nga Lorena Stroka

Një dokument unik vjen për herë të parë në dritën e botimit, Maurice Leve, duke kërkuar për më shumë se njëzetë vjet çdo gjë në lidhje me Marquis de Sade në arkivat publike dhe koleksionet private, zbuloi një letërkëmbim – thesarë: një seri letrash që konfirmojnë aventurën pasionante erotike të shkrimtarit të “Justine” dhe “120 ditë në Sadomë” me kunatën e tij të re dhe bukuroshe, Anne-Prospere de Launey.

Për herë të parë de Sade i ofrohet imazhi i gjallë i virgjëreshës së paarritshme që do të mishërojë fantazitë më ekstreme erotike të tij: inçest, përdhosje, mëkat dhe shthurrje. Ajo që befason më shumë është pasioni me të cilin kridhet në këtë lidhje të paligjshme, kandidatja për murgeshë: Firmosja e letrave erotike me gjakun e saj tregon simbolikisht masën e sakrificës absolute.

Maurice Leve, shpalos dhe komenton një nga episodet më të errëta të jetës tronditëse të de Sada. Ndër të tjera, ai përmend, një seri letrash të pabotuara mes de Sada dhe bashkëshortes së tij, Rene Pelazi, që ndriçojnë legjendën e një personaliteti të paparë dhe të diskutueshëm.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top