Gerard Butler: Skocezi që të lë pafrymë!
Nëse do të më duhej të listoja tre meshkujt më të bukur në botë, padyshim që Gerard Butler do të ishte i dyti në rradhë, menjëherë pas Raul Bovës. Skocezi simpatik ka lindur më 13 nëntor 1969 në Renfrewshire. Butler u bë i njohur me pjesëmarrjen e tij në “Fantazma e Operës” por edhe në versionin kinematografik të karikaturës së Frank Miller-it, 300, ku interpretonte rolin e Mbretit Spartiat, Leonidha.
I lindur në Glasgow nga Margaret dhe Eduard Butler ai u rrit së bashku me vëllain dhe motrën e tij (më të mëdhenj në moshë) në vendlindjen e nënës së tyre, në Pasley (gjithashtu, një pjesë të rinisë së vet e kaloi në Kanada). Prindërit e Butler u ndanë kur ai ishte ende fëmijë. Madje, deri në moshën 16 vjeçare nuk kishte asnjë marrëdhënie me të atin. Babai i tij vdiq kur ai ishte 20 vjeç, ky ishte një fakt i hidhur që e lëndoi shumë, gjë që e ka shprehur herë pas here edhe ai vetë.
Edhe pse Gerard përfundoi me sukses studimet e larta për Drejtësi, në Universitetin e Glasgow, shumë pak e ushtroi këtë profesion.
Karrierën e vet si aktor e filloi krejt rastësisht. Një ditë ndërkohë që po shijonte kafenë e vet në një coffee shop të Londrës, papritmas iu afrua aktori i mirënjohur Steven Berkoff (me të cilin bashkëluajtën më vonë në filmin ATTILA – 2001), i cili i dha një rol në filmin Coriolanus. Disi kështu Butler filloi të braktiste avash – avash sallat gjyqësore dhe të shihte me sy më perspektiv… aktrimin. Protagonistoi në variantin teatror të Trainspotting.
Shfaqjen e tij të parë kinematografike e realizoi në “Mrs. Brown”(1997). Ndërsa filmi po xhirohej në Skoci dhe Butler bënte piknik me të ëmën pranë lumit Tai, papritur, dëgjoi të bërtiturat e një djali të vogël i cili tek notonte rrezikoi të mbytej. Pa e menduar dy herë, Butler, u hodh në lumë duke i shpëtuar jetën. Pikërisht për këtë veprim trimëror e njerëzor u nderua me çmim nga Royal Humane Society.
Ngadalë dhe qëndrueshëm Butler po ngjiste shkallët e suksesit në kinema dhe jo vetëm. Filmat “James Bond”, “Tomorrow Never Dies” (1997) dhe “Tale of the Mummy” (1998) ishin vetëm një mostër e vogël e aftësive të tij në aktrim. Në vitin 2000 xhiroi filmin Attila, “Attila The Hun” (2001) prodhim për televizion, “Dracula” (2000). Pas këtyre dy roleve të rëndësishme, publiku filloi ta adhuronte.
Mirëpo pjesëmarrjet e tij nuk ndalojnë këtu, më vonë vijuan: “Reign of Fire”, Lara Croft Tomb Raider II: The Cradle of Life (2003) duke protagonistuar në krah të Angelina Jolie, “Timeline (2003). Në vitin 2004, karriera e tij arriti kulmin e vet. Atë vit, Butler protagonistoi në “Fantazma e Operës”. DVD dhe soundtrack u shitën në kohë rekord duke njohur sukses të paparë. Pasuan “Dear Frankie” (2004), “The Game of Their Lives” (2005), dhe “Beowulf & Grendel” (2005).
Megjithatë ajo që i tha titullin e superyllit për vitin 2007 ishte filmi “300”, me temë Grekët, betejën e Termopileve dhe sakrificën e 300 Spartiatve për të mos u mposhtur nga Persët. Atje shkëlqeu me të vërtetë…
© AlbStroka.com