You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » KA KOHË…

KA KOHË…

Ka kohë…

© Lorena Stroka

Ka kohë që s’shihemi më,
as flasim unë e ti.
Ka kohë që jemi harruar,
pse vallë gjithë kjo mëri?!
Ka kohë që s’thurim më vargje
e lule s’dërgojmë me dedikim.
Ka kohë që telat e zemrës,
s’i drithëron më asnjë vështrim.
Ka kohë që kemi heshtur
së pyeturi shokë e miq,
se ç’ndodh në jetët tona
tani që u bëmë armiq!
Ka kohë që jemi larguar
pa ditur se në ç’drejtim.
Ka kohë që kemi humbur gjumin
për të dikurshmin tonë gabim..

Botuar në librin: “KUDO DHE ASKUND”

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top