You Are Here: Home » Mjekësi » Ora biologjike dhe sistemi imunitar

Ora biologjike dhe sistemi imunitar

Nga Lorena Stroka

Në ekip shkencëtarësh Amerikanë nga Universiteti Yale konkludoi se ora e ditës mund të ndikojë në rrezikun e infektimit nga mikroorganizma patogjene. Në mënyrë të veçantë, hulumtuesit shqyrtuan proteinën TLR9, e cila implikohet në identifikimin e infeksioneve në organizëm. Nënvizohet se zbulimi i infeksionit përbën fazën e parë të implikimit dhe aktivizimit të sistemit imunitar.

Kërkuesit duke bërë eksperimente në minj konstatuan se nivelet e proteinës TLR9 në kombinim me efektin e saj ndryshonin në çastin kur TLR9 ishte në nivele të larta. Profesori Erol  Fikrig theksoi se u gjet një lidhje e drejtpërdrejtë molekulare midis ritmeve qarkulluese dhe sistemit imunitar. Ritmet qarkulluese janë ciklet e gjumit.

Së fundi, sipas rezultateve të sondazhit, çrregullimet e këtij ritmi na bëjnë më të prekshëm ndaj patogjeneve. Një çrregullim i tillë mund të ishte dhe jet-lag. Sipas këtyre rezultateve, në të ardhmen do të qarkullojnë ilaçe të cilat do të përdoren nga pacientët në orare të veçanta të ditës.

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top