You Are Here: Home » Të ndryshme » E vërteta e 10 gjërave që dije gabim!

E vërteta e 10 gjërave që dije gabim!

Nga Lorena Stroka

Lista e gjërave që dimë gabim është shumë e gjatë, aq sa do të nevojiteshin muaj të tërë për t’i koleksionuar dhe dhënë atyre përgjigjen e saktë. Për momentin, mjaftohuni me dhjetë të mëposhtmet:

  • Detet dhe liqenet nuk janë blu sepse reflektojnë ngjyrën e qiellit, por sepse uji është i kaltër – në sasi të vogla dhe syri i njeriut nuk mund ta perceptojë.
  • Thonjtë dhe flokët nuk vazhdojnë të rriten pas vdekjes. Lëkura është ajo që dehidratohet dhe bie duke krijuar këtë përshtypje.
  • Muri i madh Kinez nuk është i dukshëm nga Hëna. Në fakt, asnjë ndërtim nga dora e njeriut nuk duket nga hëna. kjo bindje u përhap nga Richard Hailburton, shumë kohë më parë se misioni i kryer në Hënë.
  • Kujtesa e peshkut të kuq zgjat disa sekonda më shumë nga ç’mendohet.
  • Lakuriqët e natës nuk janë të verbër. Pavarësisht se shumë prej tyre mund të përdorin tingujt për orientim, Të gjithë kanë sy dhe shohin shumë mirë.
  • Mizat shtëpiake nuk jetojnë vetëm 24 orë. Jetojnë mesatarisht nga 20 – 30 ditë.
  • Në rast se zgjoni një somnabul nuk do ta dëmtoni (ju) Përkundrazi, ai vetë mund të dëmtojë veteveten duke u penguar  mbi objekte ose duke rënë nga shkallët pasi ecën i fjetur.
  • Miopia nuk shkaktohet nga të lexuarit, televizioni,  përdorimi i syzeve apo lentet. Gjithashtu, nuk ka asnjë mënyrë për parandalimin e saj.
  • Rrufeja mund të godasë me gëzim një, dy, tre akoma dhe njëqind herë të njëjtin vend.
  • Nuk përdorim vetëm 10% të trurit tonë. Fraza i atribuohet psikologut të famshëm Amerikan William James – që me sa duket ishte një shprehje metaforike.

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top