You Are Here: Home » Të ndryshme » Dy histori të stuhishme dashurie!

Dy histori të stuhishme dashurie!

Nha Lorena Stroka

Sot, më 14 shkurt 2012 në mbarë botën perëndimore dhe jo vetëm, festohet Dita e të Dashuruarve! Një ditë e zjarrtë në çdo aspekt. Një ditë ideale për të shprehur ndjenjat tona. Një ditë tunduese për çdokënd që është shigjetuar nga Erosi. Para se të flas për dy dashuritë më të stuhishme të të gjitha kohërave (sipas meje), do doja të rikujtonim pak historinë e Shën Valentinit! Cili ishte ai?

Shën Valentini ishte shenjtor i Erosit dhe person real historik. Ishte një prift i krishterë që kishte jetuar në vitin 270 pas erës së re. Duke dashur të përhapte fenë e krishterë organizonte martesa mes çifteve, për të krijuar bërthama krishterimi dhe natyrisht familje. Edhe pse u paralajmërua për tendenca antipaganiste, nuk bëri pas, por vazhdoi të martonte besimtarët, derisa u torturua dhe u vra. Kisha Katolike e njohu shumë shekuj më vonë Valentinin si shenjtor, duke caktuar datën 14 shkurt si ditë adhurimi ndaj tij. Kisha Ortodokse nuk e njohu si shenjtor dhe vazhdoi të mbante qëndrim të ashpër ndaj modës së re të themeluar. Megjithatë, pas shumë vitesh, vendosi të krijonte shenjtorët e saj, si Shën Zymbylin ( që feston më 3 korrik) dhe shenjtorët Akila dhe Priskila (që festojnë më 13 shkurt).

Disa nga dashuritë më të stuhishme të historisë… që lanë gjurmë të pashlyeshme!

Mark Antoni – Kleopatra

Një nga dashuritë më të mëdha e të njohura për fundin e saj tragjik ishte ajo e Romakut Mark Antonit dhe mbretëreshës së Egjiptit, Kleopatrës. Historia e dashurisë së tyre qëndron e gjallë përmes shkrimeve të Shekspirit i cili regjistroi detajisht dashurinë e dy personave më të fuqishëm të kohës së tyre. Mark Antoni dhe Kleopatra u dashuruan marrëzisht, u martuan dhe vdiqën pasi u  informuan qëllimisht nga disa dashakeqë për vdekjen e rremë të tyre. Sipas mitit, Kleopatra mori fatin në duart e saja dhe u vetëvra duke lënë një gjarpër helmues ta pickonte.

Taylor – Burton

Jeta erotike e Liz Taylor ishte mëse tronditëse, prandaj dhe u “nderua” me titullin e Femme Fatale. Kishte kryer 8 martesa me 7 partnerë. Megjithatë, dashuria e saj më e madhe ishte ajo që jetoi në krah të Richard Burton. Madje, ajo nuk hezitoi të bënte akoma dhe tentativë vetëvrasjeje për hatrin e tij. Të dy u martuan në mars të 1964, u ndane në qeshor të vitit 1974 dhe u rimartuan një vit më vonë. Mirëpo raporti i tyre martesor as kësaj rradhe nuk zgjati shumë, 2 vjet më vonë vendosën të divorcoheshin përfundimisht.

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top