You Are Here: Home » Mjekësi » Konsumi i luleshtrydheve redukton nivelet e kolisterolit në gjak

Konsumi i luleshtrydheve redukton nivelet e kolisterolit në gjak

Nga Lorena Stroka

Sipas një studimi të ri, konsumi i disa luleshtrydheve në ditë mund të zvogëlojë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve koronare ose goditjeve në tru, duke reduktuar nivelet e kolisterolit në gjak. Në studimin e ri që u realizua në “University Oklahoma”, vullnetarët pinin çdo ditë katër gota me një lloj pijeje që përmbante 50 gr luleshtrydhe të ngrira dhe ujë, ose hanin tre filxhanë me luleshtrydhe të freskëta.

Pas dy muajsh, nivelet e kolisterolit të tyre kishin rënë në 10%, ndërsa ishte dyfishuar reduktimi në një stubstancë (të quajtur VCAM-1) që ka të bëjë me rritjen e rrezikut të arterosklerozës.

Hulumtuesit vlerësojnë se dobitë e luleshtrydhes rrjedhojnë nga acidi elagik që ato përmbajnë – një substancë me veti të forta antioksidante.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top