You Are Here: Home » Mjekësi » Gjinekologji » Uthulla dhe kanceri i qafës së mitrës

Uthulla dhe kanceri i qafës së mitrës

Nga Lorena Stroka

Sipas shkencëtarëve uthulla konsiderohet si një nga elementët më “magjikë” në parandalimin e kancerit të mitrës. Më shumë se 250. 000 gra vdesin çdo vit nga kanceri i qafës së mitrës. Rreth 85% e tyre vijnë nga vende shumë të varfëra. Metoda inovative që ka qëllim parandalues u zhvillua në Fakultetin Mjekësor të Universitetit “John Hopkins” në Baltimore dhe u miratua nga Organizata Botërore e Mjekësisë (WHO).

Sipas ekspertëve, qafa e mitrës “mbushet” me uthull, dhe ato zona të cilat do të zhvillojnë kancer shndërrohen në njolla të bardha, që ngjajnë si lytha. Uthulla mund të identifikojë qelizat parakanceroze sepse ato kanë më shumë ADN, më shumë proteina dhe më pak ujë se çdo ind tjetër.

Metoda në fjalë, është një qasje e re për zbulimin e hershëm të kancerit, pa u nevojitur ekzaminim i drejtpërdrejtë gjinekologjik (siç ndodh në rastin e Pap testit). Përdoret gjerësisht, pothuajse në të gjitha vendet e varfëra të botës.

Menjëherë pas identifikimit të qelizave parakanceroze, trajtimi i cili quhet krioterapi mund të kryhet akoma dhe nga një infermiere./AlbStroka.com/

© www.lorenastroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top