You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » Kanceri i gojës dhe seksi oral!

Kanceri i gojës dhe seksi oral!

gazeta-albstroka-lorena-stroka-seksologji-wikipediaNga Lorena Stroka

Për të mos thënë 100% e njerëzve, por 90% e tyre është e sigurtë që ka provuar të paktën një herë në jetë kënaqësinë e seksit oral. Përveç ndjesisë së veçantë që një veprim i tillë të krijon,  specialistët lajmërojnë se rreziqet që mund të rrjedhojnë nga praktikimi i shpeshtë i tij mund t’ju kushtojnë akoma dhe jetën tuaj. Virusi HPV mund të shkaktojë kancer jo vetëm te gratë por edhe te burrat. Ai mund të transmetohet akoma dhe përmes puthjeve që partnerët shkëmbejnë me njëri – tjetrin.

Me pak fjalë, “adhuruesit” e seksit oral, rrezikojnë dy herë më shumë në krahasim me të tjerët që të infektohen në gojë nga HPV. Sipas rezultateve të një studimi të kryer në “Ohio University”, burrat rrezikojnë të preken nga kanceri i gojës apo i fytit më shumë se gratë. Studimi u botua në revistën mjekësore Amerikane “JAMA”. Shkencëtarët studiuan rastet e 5.500 personave nga 14 deri në 69 vjeç. Pasi morën mostra qelize nga zgavra e gojës së tyre konstatuan se 10% e e burrave ishin infektuar nga HPV, kundrejt grave 3.6%.

Inkurajues është fakti që shumica e mbartësve nuk do të zhvillojnë kurrë kancer në jetën e tyre. Infeksioni është më i zakonshëm në moshat 60 – 64 vjeç (11.4%), dhe 30 – 34 (7.3%). Virusi HPV shkakton shumicën e kancereve të qafës së mitrës, anusit, gojës, gjuhës dhe fytit.  Duhanpirja dhe alkooli pengojnë veprimin e sistemit imunitar dhe janë faktorë të rëndësishëm në rritjen e rrezikut. Në rast se dikush infektohet në gojë nga virusi HPV, rrezikon 50% më shumë që të shfaqë kancer në të ardhmen.

Ata që janë infektuar nga virusi i rrezikshëm HPV 16, rrezikojnë 14 herë më shumë të zhvillojnë kancer në krahasim me ata që nuk janë infektuar kurrë. Gjatë 30 viteve të fundit, rastet e kancerit të gojës dhe fytit janë rritur ndjeshëm, dhe për këtë përgjegjësohet HPV.

Virusi transmetohet kryesisht nëpërmjet kontaktit seksual, por ka dhe raste të tjera që tregojnë se akoma dhe puthjet e zgjatura mund të shkaktojnë diçka të tillë. Aktualisht, mjekët nuk rekomandojnë asnjë vaksinim për t’u mbrojtur nga kanceri i gojës apo i fytit.

Sipas vlerësimeve të deritanishme, numri i rasteve të diagnostikuarve me kancer të gojës apo të fytit për shkak të HPV, deri në vitin 2020 do të tejkalojë akoma dhe rastet e kancerit të mitrës./AlbStroka.com

© www.albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top