You Are Here: Home » Gnomonologji » Ekzistenca » Jeta ecën përpara… kurrë pas

Jeta ecën përpara… kurrë pas

Përktheu: Lorena Stroka

E djeshmja vdiq. I shërbeu qëllimit të vet dhe kaloi në histori. Jeta që jetuam dje ndikoi të sotmen, por jeta e sotme duhet të jetë më e madhe dhe më e gjerë se e djeshmja. Filip Bruks, thoshte, se i vetmi shërbim që e kaluara mund t’i ofrojë njeriut është ndihma për të ecur drejt së ardhmes.

E djeshmja e ka vendin e saj në jetën tonë, por nuk mund të qëndrojmë përgjithmonë te ajo. Sepse në qoftë se bëjmë një gabim të tillë, bota do të na tejkalojë dhe harrojë.

E Djeshmja ishte një rrugë-parashtruese për të Sotmen, le të bëhet dhe e Sotmja një rrugë e tillë për të Nesërmen dhe le të përfitojmë nga kjo në maksimum.

Kij kujdes ditën e Sotme, se përbëhet nga jeta që është vetë jeta e jetës.

E Djeshmja është veç ëndërr, E Nesërmja është veç vizion. Por, të Sotmen, në qoftë se e jetojmë drejt, do të shndërrojë çdo të Djeshme në ëndërr lumturie dhe çdo të Nesërme në vizion shprese. Kujdes, pra, ditën e Sotme!

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top