You Are Here: Home » Gnomonologji » Gjeni kohë për… gjithçka

Gjeni kohë për… gjithçka

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Gjeni kohë për të punuar, se është çmimi i suksesit.

Gjeni kohë për të menduar, se është burimi i fuqisë.

Gjeni kohë për të lexuar, se është burimi i diturisë.

Gjeni kohë për të luajtur, se është sekreti i rinisë.

Gjeni kohë për të qeshur, se është muzika e shprtit.

Gjeni kohë për t’u miqësuar, është rruga e lumturisë.

Gjeni kohë për të dhënë e marrë dashuri, se është privilegj i perëndisë.

Gjeni kohë për të vështruar rrotull, se dita është më e shkurtër për shpirtin egoist.

Gjeni kohë për të ëndërruar, se është koha të shtyni qerren e jetës drejt yjeve, lartësisht./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top