You Are Here: Home » Kuriozitete » AQ SA NUK DINI PËR POLIN E VERIUT DHE TË JUGUT!

AQ SA NUK DINI PËR POLIN E VERIUT DHE TË JUGUT!

LORENA-STROKA-GAZETARE-WIKIPEDIA-BIOGRAFIA-SHKRIME-GAZETA-ALBSTROKA-FACEBOOKNga Lorena Stroka

A jeni vetëpyetur ndonjëherë sesa mirë i dini ngjashmëritë apo dallimet midis polit të veriut dhe atij të jugut? Besomëni, ka disa gjëra të cilat nuk i njihni ose i ngatëroni me të tjera.

Shkrirja e akujve

Akujt në rajonin Arktik të polit të veriut ndjekin një cikël periodik të përvitshëm. Pra, gjysma e sasisë së akullit shkrin brenda verës dhe ngrin përsëri në dimër për të fituar madhësinë që kishte. Sot, ky cikël normal është tronditur nga rritja e temperaturës në planet, gjithashtu sasia e akullit të shkrirë është më  e madhe se ajo që ngrin. Në të kundërt, me Antarktidën akujt ruajnë pothuajse të njëjtën formë gjatë gjithë vitit. Por, edhe në këtë rast shkencëtarët lajmërojnë se rreziku për shkrirjen e akujve për shkak të temperaturës është mjaft i lartë.

Vrima e Ozonit

Vrima që është vënë re mbi Antarktidë ka një madhësi shqetësuese. Edhe pse në Polin e Veriut nuk është konstatuar ndonjë hapësirë (boshllëk) e/i tillë, shtresa e Ozonit është duke u hollësuar gjithnjë e më shumë.

I ftohti

Temperaturat mbizotëruese në Polin e Jugut, janë shumë më të ulta se ato të Veriut.Temperatura mesatare në Antarktidë për një vit, arrin deri në – 49 gradë celsius, ndërsa në Arktik vetëm – 34 gradë celsius.

Arinjtë polarë dhe pinguinët

Në të kundërt me atë që shumica beson, këto dy lloje kafshësh nuk jetojnë në të njëjtat zona. Pinguinët jetojnë në Antarktidë, ndërsa arinjtë polarë në polin e veriut. Në rast se të dyja llojet e kafshëve jetonin në të njëjtën zonë, atëherë, kërkimi i ushqimit për arinjtë polarë do të ishte një çështje e thjeshtë, pasi pinguinët shumë lehtë do të shndërroheshin në vakt të klasit të parë.

Ari i zi

Pothuajse gjysma e rezervave të naftës në botë, ndodhen nën sipërfaqen e Arktikut. Pvarësisht, se disa mendojnë se ka rezerva edhe në Antarktidë, marrëveshjet ndërkombëtare pengojnë shfrytëzimin e burimeve të tilla.

Prania e njeriut

Antarktida është e vetmja sipërfaqe në Tokë që nuk i përket askujt. Marrëveshjet ndërkombëtare parashikojnë se territori mund të përdoret vetëm për qëllime shkencore dhe paqësore. Në të kundërt, më shumë se 4 milionë njerëz jetojnë në rrethin Arktik, në fshatra e qytete të ndryshme.

Sasitë e akullit

90% e akujve të botës ndodhen në Antarktidë. Kështu, ka ¾ e rezervave të ujit të ëmbël (në botë). Siç është evidente, sasitë  e akullit në skajin tjetër janë shumë më pakta.

Sipërfaqja

Territori i Arktikut, thelbësisht, është një sipërfaqe me ujë të ngrirë, ndërsa pjesa më e madhe e Antarktidës është tokë, me strukturë normale gjeologjike./albstroka.com/

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top