You Are Here: Home » Të ndryshme » Arti në shenjestrën e hajdutëve!

Arti në shenjestrën e hajdutëve!

Nga Lorena Stroka

Vjedhja e veprave të artit ka qenë gjithnjë fakt “historik” që shkaktonte trazira e diskutime të pafundme. Megjithatë, jo të tëra bënë histori (të paktën deri tani). Lexoni disa nga grabitjet më të njohura…

Ishte 21 gusht 1911 kur u krye vjedhja më e madhe në historinë e artit botëror. Atë ditë u vodh një nga pikturat më të famshme, “Mona Liza” e Leonardo Da Vinçit, në mjediset e Muzeut të Luvrit, nga një punonjës i muzeut. Edhe pse hetimet vazhdonin të ishin të pafrytshme për shumë kohë, pas 27 muajsh gjërat nisën të ndryshonin. Vincenzo Peruggia, i cili e kishte fshehur nën bluzë pikturën e famshme, atë ditë vere deshi veç të kthehej pas në atdhe (Itali) dhe ta ekspozonte në ndonjë muze atje, të paktën kështu deklaroi pas arrestimit të tij nga forcat policore. Madje, në pazaret që bënte me pseudonimin Leonardo e shiste rreth gjysmë milioni paund. Ai u burgos për 6 muaj ndërsa u përlëvdua nga të gjithë Italianët për patriotizëm.

Një nga veprat më të njohura në botë The Scream e piktorit Norvegjez, Edvard Munch, u vodh brenda Muzeut Munch (Oslo, 2004) në mes të ditës gjatë një grabitjeje me armë. Natyrisht nuk ishte hera e parë. Parandjenjë apo rastësi? Të vërtetën s’e di njeri, megjithatë lëvizja e piktorit që të krijonte variante të ndryshme të pikturës në fjalë, ishte diçka më shumë se impresionuese. Pasi dy prej variante të pikturës ranë në duart e grabitësve brenda një dekade. Në rastin e parë, në vitin 1994, katër burra hynë në muzeun e artit në Oslo dhe vodhën pikturën e cila u gjet tre muaj më pas. Herën e dytë, në vitin 2004, dy grabitësa të armatosur hynë në muzeun Munch, pasi ndalën vizitorët dhe rojet, morën përsëri pikturën dhe ia mbathën. Piktura u kthye në muze dy vjet më vonë.

Një grup i mirë-organizuar arriti të vidhte nga Muzeu i Artit Modern në Paris pesë piktura me vlerë 500 milionë euro. “Pëllumbi me bizele të gjelbra” (1912) nga Pikaso, Pastoral, (1905) nga Henri Matisse, “Pema e ullinjve” nga Braque, “Gruaja me erashkë” nga Amedeo Modigliani dhe “Ende jetë me llambadarë” nga Fernand Leger u vodhën një mëngjes maji në vitin 2010. Pesë pikturat kërkohen akoma dhe sot. Sipas dëshmisë së kohëve të fundit të 34 që kishte marrë përsipër ruajtjen e veprave në fjalë, në një çast paniku duke dashur të shpëtonte prej tyre i flaku në një kosh plehrash.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top