You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » nga libri – KUDO DHE ASKUND

nga libri – KUDO DHE ASKUND

Sot, si për çudi…

© Lorena Stroka 

Sot, si për çudi

s’ndiej as mall, as trishtim,

e qetë eci rrugës,

flokëve ndiej ca pikëza shi…

Sot, si për çudi

kërkoj veç qetësi,

të thith aromën e  rozmarinës,

të shkëmbej buzëqeshje me ndonjë fëmijë…

Sot, si për çudi

të gjitha i kam lënë në shtëpi,

orë, fletore, aparat fotografik,

çdo kujtim që më gërvisht në shpirt…

Sot, si për çudi

ndiej dashuri,

jo vetëm për të tjerët,

por edhe për veten

që prej kohësh e kisha lënë në harrim…

*Mos doni askënd më shumë se veten tuaj.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top