You Are Here: Home » Kuriozitete » Bima që “s’vdesë” kurrë!

Bima që “s’vdesë” kurrë!

Nga Lorena Stroka

U shfaqë për herë të parë në Europë rreth 1000 vjet më parë nga Kryqtarët, të cilët e konsideronin bimë të shenjtë. “Lulja e Marisë”, vjen nga shkretëtira e Izraelit dhe Jordanisë, vendasit besojnë se ajo sjellë fat, shëndet të mirë dhe se ka të bëjë me fenë e krishterë. I përket familjes së Selaginella lepidophylla dhe njihet ndryshe si “Lulja e Ringjalljes” (thuhet se lulja në fjalë shoqëronte Marinë gjatë udhëtimit të saj për në Egjipt dhe se “hapej” vetëm për atë). Është një bimë që mund të rezistojnë në kushte të vështira dhe se nuk “vdesë” kurrë. E çuditshmja me atë është se mund të mbijetojë gjatë në gjendje të thatë deri sa të gjallërohet dhe gjelbërohet nga uji që do t’i hidhni (qoftë edhe i nxehtë). Më konkretisht, kur kushtet nuk janë të përshtatshme (domethënë ka thatësirë në mjedisin natyror) ajo mbledh rrënjët, degëzat e saj dhe merr formë “topi” të thatë ngjyrë kafe. Sapo gjendet në mjedis të lagësht “transformohet” në bimë të mrekullueshme që ruhet në këtë gjendje për ca kohë, madje mund të lulëzojë, ndërkohë që ky cikël jete përsëritet për vite me rradhë. Procesi i gjelbërimit është i thjeshtë dhe i lehtë, e vetmja gjë që nevojitet të bëni është ta lagni të gjithën me ujë dhe pastaj ta vendosni në një enë të cekët, të tjerat i bën vetë ajo…

Brenda disa orëve bëhet krejt e gjelbërt, dhe në fazën finale merr formë “trëndafili të hapur” ngjyrë jeshil. Sapo mbaron uji, bima mblidhet përsëri dhe thahet. Sa herë që t’i hidhni ujë, ajo do të nis të njëjtin proces nga e para. Nuk janë të paktë ata që thonë se lulja/ bima në fjalë konsiderohet simbol-përjetësie, jetëgjatësie, dhe shpirti të pavdekshëm…

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top