You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » S’e di se ç’do të thotë…

S’e di se ç’do të thotë…


S’e di se ç’do të thotë…

© Lorena Stroka 

S’e di se ç’do të thotë
e para apo e fundit dashuri,
në jetë unë njoha vetëm një,
dhe ajo ishe Ti…

S’e di se ç’do të thotë
gjysma ime je ti,
kur zemra që rreh kraharorit
s’u nda kurrë nga Ti…

S’e di se ç’do të thotë
netë të fikura shtratit tim,
kur atje është dora jote
që përzien prushin tim…

S’e di se ç’do të thotë,
puthje, drithërimë, rënkim a lëmim i ri,
kur buzët e zemrave tona
janë puthitur fortësisht…

S’e di se ç’do të thotë
çdo fund-dite ka një perëndim,
kur qiellit të syve të mi
shkëlqen ti dielli im…

S’e di se ç’do të thotë
dashuritë shuhen një ditë,
kjo për ne s’do të ndodh kurre,
dhe kur pa frymë të mbetemi, shpirt…

* Njeriu DO vetëm një herë... në jetë... KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top